Ekskluzive: Ferronikeli në zi, Triumf Shabani ndërron jetë në mënyrë tragjike!

Burime të Telegrafit thonë se Triumfi ka qenë duke luajtur një ‘termin’ futbolli me shokët e tij kur papritmas ka pësuar një sulm dhe ka rënë në tokë pa ndjenja duke mos reaguar më.
Ky lajm i hidhur ka tronditur tërë futbollistët dhe trajnerët kosovarë të cilët kanë lëshuar një mori mesazhesh ngushëllimi për Triumfin dhe familjen e tij.
Triumfi ishte vetëm 20-vjeçar dhe nga të gjithë njihet si një djalosh shumë i urtë dhe tejet punëtor.
Redaksia e Telegrafit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shabani dhe miqve të tij. Dheu të qoftë i lehtë Triumf. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
29/06/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































