LAJMI I FUNDIT:

Me ekran dixhital, senzorë të shiut, paralajmërim për shpejtësinë,…: Nissan i vitit 1983, një prej koncepteve më vizionare të shekullit 20-të

Me ekran dixhital, senzorë të shiut, paralajmërim për shpejtësinë,…: Nissan i vitit 1983, një prej koncepteve më vizionare të shekullit 20-të

Shumë njerëz i admirojnë veturat e vjetra, sidomos kur bëhet fjalë për mënyrat e disa stilistëve dhe inxhinierëve, të cilët me gjasë “kanë kuptuar” imagjinatën tonë.

Sidoqoftë, ndonëse shumë rrallë prodhuesit e automjeteve shohin botën e nesërme dhe e kuptojnë saktë, këtu ka edhe disa përjashtime, përcjell Telegrafi.

View this post on Instagram

A post shared by Auto Mita (@auto.mita)

Por kjo është në thelb ajo që Nissan bëri në 1983 me konceptin NRV-II. Duket tamam si makinat që vozisim sot — normale, por me disa ekrane.

Dhe siç shkruan në faqen në Instagram të AutoMita, Nissan NRV-II 1983 – ishte një prej koncepteve më vizionare të shekullit 20-të.

Me ekran LCD Dixhital, senzorë të shiut, paralajmërim për shpejtësinë, senzorë për presion të gomave dhe shumë karakteristika tjera, e bënin veturën më të avancuar të asaj kohe. /Telegrafi/