LAJMI I FUNDIT:

Ekonomikisht i arsyeshëm, por me risi tejet moderne – Dacia Duster i ri i ka të gjitha! (Foto/Video)

Ekonomikisht i arsyeshëm, por me risi tejet moderne – Dacia Duster i ri i ka të gjitha! (Foto/Video)

Vlerë të shtuar për paratë që i keni në xhep? Dacia Duster i ri e reprezenton këtë më së miri, sepse pikërisht, ky model i ka të gjitha.

Dusteri i parë doli në treg në vitin 2009 dhe ka gjeneruar dy milionë shitje në tërë botën. Dacia Duster i ri është pasuesi ideal i Dusterit të vjetër, me gjëra të reja moderne, por duke i qëndruar besnik vlerave unike që karakterizojnë Dacian.


Ekonomikisht i arsyeshëm, por i fokusuar në gjërat e nevojshme, Dacia Duster i ri është modeli që i ka të gjitha, e që u përshtatet të gjithëve.

Dusteri i ri vjen me funksione moderne të nevojshme, duke i qëndruar besnik arsyeshmërisë ekonomike. Si gjithnjë praktik, Dacia është siguruar që dizajni të jetë evolucionar dhe rrëmbyes, në mënyrë që të interesuarit të zgjedhin pikërisht Dusterin që u përshtatet më së shumti.

I thjeshtë, por jo i zakontë – kështu përshkruhet Dacia Duster nga shefi i dizajnit të Renault group, Laurenc van den Acker. Një përshkrim mjaft i qëlluar ky kur dihet se Dacia ka qenë një prej storieve të sukesshme të industrisë së automobilave në Evropë në vitet e fundit.

Duke ruajtur identitetin nga jashtë të Dusterit të parë me disa finesa të ndryshuara, Van den Acker pranon se është punuar shumë në brendësi të kësaj veture. Dusteri i ri ka një ekran “touchscreen” të ripozicionuar, me 4 kamera në 4 anët e veturës. Ulëset janë të ri formësuara për më shumë komoditet dhe kanë një mundësi më të gjerë të përshtatshmërisë.

Dusteri i ri krijon një pamje të fuqishme familjare, si nga pamja e jashtme, ashtu edhe nga fakti se u përshtatet nevojave familjare duke qenë mjaft ekonomik me motorët në dyja versionet – diesel e benzinë, me ndërrues manual dhe automatik.

I vlerësuar lart për sigurinë, Dusteri i ri ka mundësi të jashtëzakonshme 4×4, pra “ngrehë me të katër rrotat”.

Këtë veturë perfekte e të kompletuar në të gjitha aspektet e bën mundësia tejet e volitshme për ta bërë tuajën, pasi tashmë atë mund ta gjeni t
e Auto Mita, përfaqësuesi i autorizuar i Renault dhe Dacia.

Dusteri i ri vjen te Auto Mita me një ofertë që i ka TË GJITHA mundësitë e financimit, për veturën që i ka TË GJITHA.

Me një çmim prej 12.990 euro, Dacia Duster i ri mund të bëhet i juaji edhe për 147 euro në muaj, deri në 100 % financim me 5% interes. Nuk mund të themi TË GJITHA pa i përfshirë edhe kaskon e parë dhe servisin e parë, të cilat janë po ashtu gratis.

Dusteri i ri, vetura që i ka të gjitha, që u përshtatet të gjithëve dhe që mund ta blejnë të gjithë!

/Telegrafi/