Inflacioni e ka ulur dëshirën e konsumatorëve gjerman për të blerë. Kjo reflektohet edhe në parashikimet makroekonomike.
Sipas parashikimeve të instituteve kryesore për hulumtimin e ekonomisë në Gjermani, inflacioni i lartë, një ekonomi e dobët botërore dhe norma më të larta interesi do të bëjnë që ekonomia gjermane këtë vit të tkurret.
Prodhimi i Brendshëm Bruto pritet të bjerë me 0.3 për qind, parashikon Instituti për Ekonominë Botërore (IfW) në analizën për verën. Në pranverë ende supozohej se do të kishte një rritje prej 0.5 për qind.
Edhe Instituti RWI me qendër në Essen e uli parashikimin e tij nga plus 0.2 në minus 0.3 për qind, ndërsa instituti DIW në Berlin pret një minus prej 0.2 përqind. Për krahasim: qeveria federale pret rritje prej 0.4 për qind. Për vitin e ardhshëm institutet tani presin rritje deri në 2.0 për qind.
“Nisur nga kriza e rëndë dhe ndalimi i furnizimeve me naftë dhe gaz nga Rusia, ekonomia gjermane po ecën mirë duke konfirmuar aftësinë e saj për t’u përshtatur shpejt me rrethanat e reja.Por është gjithashtu e qartë se kriza energjetike ka lënë gjurmën e saj”. Megjithatë, perspektiva për ekonominë është më e mirë se sa sugjeron norma vjetore negative”, tha presidenti i IfW-së, Moritz Schularick.
Ekonomia gjermane e mbërthyer nga recesioni
PBB-ja u tkurr në fund të vitit 2022 duke vazhduar edhe në tremujorin e parë të vitit 2023. Gjermania – ekonomia më e madhe e Evropës – është mbërthyer nga recesioni. Sipas një studimi rreziku për një recesion veror është rritur ndjeshëm.
Nga muaji qershor deri në fund të gushtit probabiliteti për recesionin është rritur në 49.3 për qind, tha Instituti për Kërkime Makroekonomike dhe Ciklin e Biznesit (IMK), i cili është i afërt me sindikatave.
Në maj recesioni ishte ende 37.6 për qind.
“Rritja e përsëritur e dukshme për probabilitetin e recesionit tregon se prodhimi ekonomik në Gjermani është në rastin më të mirë në stanjacion në tremujorin e dytë”, tha eksperti i ekonomisë pranë IMK, Peter Hohlfeld.
Pavarësisht rënies ekonomike ekspertët e IfW-së presin që tregu i punës të mbetet i fuqishëm. Numri i personave të punësuar pritet të rritet me më shumë se 350 mijë këtë vit. Shkalla e papunësisë do të rritet në 5.6 për qind, por vitin e ardhshëm do të bjerë përsëri në nivelin e vitit 2022 prej 5.3 për qind. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A po rriten çmimet e derivative me ardhjen e bashkatdhetarëve dhe fushatës së korrje-shirjeve?

Starton projekti banesor ‘Linda’ në Fushë Kosovë – vendoset gurthemeli nga X Company” dhe Al Trade

Çfarë sjell Expo Real Kosova dhe si po ndryshon industria e ndërtimit në vend?

Ndahen mjetet për rimbursimin e 10%-shit për të pensionuarit e vitit 2025

Starton projekti banesor ‘Linda’ në Fushë Kosovë – vendoset gurthemeli nga X Company” dhe Al Trade

A po rriten çmimet e derivative me ardhjen e bashkatdhetarëve dhe fushatës së korrje-shirjeve?

Çfarë sjell Expo Real Kosova dhe si po ndryshon industria e ndërtimit në vend?

Shijoni pushimet me produktet e freskëta të Meka Halal Food

Transformo rutinën tënde të bukurisë me super çmime nga ShopAZ - çkAZmos për ty

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë