Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka, ka deklaruar se gjendja e ekonomisë së Kosovës është e pashpresë si rezultat i efekteve të krizës politike. Sipas tij, mosrealizimi i investimeve kapitale të parapara për vitin 2014 ka rënduar pozitën financiare të sektorit privat.
Kreu i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka, ka thënë se nuk është sekret të thuhet se zhvillimi ekonomik i Kosovës duhet të mbështetet në potencialet tona reale, që janë burimet natyrore minerare dhe potencialet natyrore për zhvillimin e bujqësisë.
“Promovimi i rezervave të thëngjillit nuk ka as edhe një vlerë në rrethana kur ne nuk prodhojmë energji të mjaftuar elektrike, as për nevojat e vendit tonë dhe në rrethana kur mbesim të varur nga importi i energjisë. Nuk ka as edhe një kuptim që, me gjithë rezervat e shumta të linjitit, ne paguajmë një energji elektrike me një çmim të lartë. As promovimi i Kosovës si vend me sipërfaqe të shumta të tokës bujqësore nuk ka kuptim në rrethana kur artikujt ushqimorë mbesin në mesin e mallrave më të importuara nga vendet e tjera. E tërë kjo situatë tregon se sa shumë para eksportohen nga Kosova”, ka thënë Zeka.
Kryetari i OEAK-ut, Arian Zeka, në këtë intervistë për gazetën “Epoka e re” ka deklaruar se gjendja e ekonomisë së Kosovës është e pashpresë si rezultat i efekteve të krizës politike. Sipas tij, mosrealizimi i investimeve kapitale të parapara për vitin 2014 ka rënduar pozitën financiare të sektorit privat.
“Informatat që marrim nga bizneset sugjerojnë pezullim të investimeve të tyre për shkak të pasigurisë që sjell kriza politike. Aq më shumë kjo pasiguri, si faktor i rëndësishëm në mjedisin e të bërit biznes, ka ndikuar edhe në një fluks më të ulët të investimeve të huaja”, ka thënë ai. Ndërkaq sa i përket çështjes së buxhetit të miratuar nga Qeveria e Kosovës, Zeka ka thënë se fjalën e fundit për përmbajtjen e Ligjit mbi Buxhetin e vitit 2015 do ta japin qeveria e re dhe Kuvendi i Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zyra Kombëtare e Auditimit: Pesë ndërmarrje publike vazhdojnë të kenë mangësi në raportimin financiar
IPKO udhëheq në qëndrueshmërinë mjedisore dhe inovacionin në BunarFest dhe Festivalin e Aftësive Dixhitale
Lansohet Brainhero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve
"Holiday In Resort 2", Shëngjin - Investimi më i zgjuar që do të bëni
Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës
Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Lansohet Brainhero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve
Start & Go!
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm
Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother - Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë 'twerk'
U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi