LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia e Evropës me tkurrje rekorde: Spanja qëndron më së keqi, pasohet nga Italia

Ekonomia e Evropës me tkurrje rekorde: Spanja qëndron më së keqi, pasohet nga Italia

Ekonomia e Evropës u tkurr me 11,9 për qind në tremujorin e dytë pasi pandemia e coronavirusit zhyti rajonin në një recesion të thellë.

Rënia në tremujorin e dytë e GDP-së së BE-së është më e keqja në histori dhe pason me një rënie prej 3.2 për qind në tre muajt e parë të vitit, raporton cnn.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rënia e prodhimit në tremujorin prill-qershor ishte 14.4 për qind.

Kjo është më e keqe se rënia prej 9.5 për qind e regjistruar të enjten nga Shtetet e Bashkuara.

Sondazhet e fundit të veprimtarisë së biznesit sugjerojnë se ekonomia e Evropës tani është në gjendje të rimëkëmbjes.

Qendra e Gjermanisë për kontrollin e sëmundjeve, Instituti Robert Koch, tha këtë javë se një rritje e rasteve ishte “shumë shqetësuese”.

Në Francë, rastet e reja të përditshme janë zvarritur në të njëjtin nivel si kur bllokimi i tij u ngrit në fillim të majit. Edhe Spanja dhe Italia kanë shënuar rritje.

Gjermania me rënie rekorde ekonomike, më keq se në kohën e krizës financiare së 2008-s
Lexo po ashtu Gjermania me rënie rekorde ekonomike, më keq se në kohën e krizës financiare së 2008-s

Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, pësoi më pak se vendet e tjera të mëdha të BE-së në tremujorin e dytë, duke raportuar një goditje prej 10.1 për qind. Franca, Italia dhe Spanja, të cilat u goditën më shumë nga pandemia, shënuan rënie përkatësisht 13.8 për qind, 12.4 për qind dhe 18.5 për qind. /Telegrafi/