LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia e Maqedonisë, ekspertët nuk janë optimistë as për vitin që vjen (Video)

Ekonomia e Maqedonisë, ekspertët nuk janë optimistë as për vitin që vjen (Video)

Optimizmi i Qeverisë për rezultate më të mira në fushën e ekonomisë për vitin e ardhshëm nuk i inkurajon ekspertët. Ekonomistët arsyen për këtë e shohin në zhgënjimin e opinionit me efikasitetin e dobët të pushtetit në shumë fusha. Shteti vazhdon të ketë ndikim të madh në ekonomi, thotë Marjan Nikollov nga Qendra për Analiza Ekonomike. Nuk pret të ketë dallime të mëdha vitin e ardhshëm, por imazhi dhe arritjet në një farë mënyre do të ishin vetëm një kopje e pasqyruar nga viti 2018. Sipas tij, mungojnë ndryshime sistemore për drejtimin e vendit dhe realizimin e projekteve ekonomike.

“Të supozojmë se të gjitha do të plotësohen , le të supozojmë se buxheti i Maqedonisë do të realizohet siç është planifikuar. Le të supozojmë se ne do të arrijmë, jo 3.2 për qind rritje, por një rritje prej 5 për qind në ekonomi, por a do të kenë qytetarët një jetë më cilësore ose jo? Për shkak se rritja ekonomike e matur përmes Prodhimit Bruto Vendor nuk ka të bëjë aspak me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve për një jetesë më cilësore”, deklaroi Marjan Nikollov -Instituti për Analiza Ekonomike.


Profesori universitar, Marjan Petreski thotë se dëshiron të jetë optimist, por duke u nisur nga ajo se sa ekonomia ishte e shtypur nga çështjet politike, të cilat kryesisht kanë krijuar pasiguri rreth biznesit, por nuk mund të jetë. Sipas tij, qeveria duhet të shpjegojë se çfarë saktësisht do të thotë njoftimi një vit më i mirë ekonomik, ose si të arrihet në një afat të shkurtë rritje e ekonomisë prej mbi 3 për qind, ose në afat të gjatë, si të arrihet deri te rritja e paralajmëruar prej 5 për qind e Prodhimit Bruto Vendor. Petreski paralajmëron se nuk guxon në asnjë mënyrë të nënvlerësohen rreziqet që vijnë nga jashtë dhe ndikimet negative të huaja që mund ta lëkundin ekonominë e brishtë të Maqedonisë.

“Ajo që unë ende mendoj se qëndron pezull në të gjitha këto diskutime të bartësve të politikave ekonomike është se ne nuk jemi të përqendruar sa duhet në krijimin e vlerës së shtuar dhe kështu gjeneroni pritje të këqija. Qytetarët nuk vlerësojnë se pagat më të larta duhet të dalin nga diku, por duhet të dalin nga ajo ne çfarë do të shesim më shumë dhe pastaj do të jemi në gjendje të ndajmë më shumë. Këtu e identifikoj përgjegjësinë e hartuesve të politikave, duhet të punojnë që pritjet e tilla të ndryshojnë”, deklaroi Marjan Petreski-Profesor Universitar.

Për vitin 2019 ekonomistët i bëjnë thirrje Qeverisë të sigurojë stabilitet në sistem përmes zbatimit të reformave të premtuara këtë vit. Pa njoftuar projekte të reja që do të mbeten në sirtar për vite me radhë. Megjithatë, qeveria me optimizëm të madh njoftoi se viti i ardhshëm do të jetë ekonomikisht i suksesshëm me shumë projekte kapitale të realizuara dhe një standard më të mirë për qytetarët. Opozita vazhdon të argumentojë se ekipi ekonomik i qeverisë bën politika shkatërruese që japin vetëm rezultate negative./Alsat-M/