LAJMI I FUNDIT:

Serbia me ekip për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE, analistët në Beograd: Nuk do të ketë asnjë efekt – “luftë me mullinjtë e erës”

Serbia me ekip për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE, analistët në Beograd: Nuk do të ketë asnjë efekt – “luftë me mullinjtë e erës”

Me kërkesë të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Qeveria e Serbisë ka formuar një ekip për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE). Por, analistë e politikanë në Serbi vlerësojnë se ky ekip nuk do të arrijë asnjë rezultat dhe se shërben vetëm për konsum të brendshëm në mënyrë që pushteti aktual të “lajë fytyrën” nëse Kosova do të anëtarësohet në këtë organizatë.

Qeveria e Serbisë, në mandat teknik, formuar ekipin që do të luftojë kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, vetëm një ditë pasi këtë e ka kërkuar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.


Kërkesën e ka dërguar njeriu [Vuçiqi], i cili me pranimin e marrëveshjes së Ohrit dhe planit franko-gjerman, i mundësoi Kosovës të bëhet anëtare e të gjitha organizatave ndërkombëtare. Jo vetëm Këshillit të Evropës.

Ekipi i formuar për të parandaluar diçka që presidenti Vuçiq e bëri të mundur do të udhëhiqet nga ministri i Punëve të Jashtme në mandat teknik, Ivica Daçiq dhe drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq.

Analisti i politikës së jashtme, Boshko Jakshiq, vlerëson për portalin “Nova” se “formimi i ekipit është një ndërmarrje donkishoteske, pra një luftë e vërtetë me mullinjtë e erës”.

“Qeveria e di dhe presidenti e ka pranuar shumë herë që Kosova ka shumicën e nevojshme për hyrje në KiE dhe se kjo nuk do të ndryshojë. Tani formimi i një brigade të veçantë, me forca speciale që duhet ta pengojnë këtë hyrje, është absolutisht një perde tymi për opinionin serb”, thotë Jakshiq, transmeton Telegrafi.

Ai shton se kjo është një manifestim publik i asaj që Vuçiq ka thënë disa herë, përkatësisht se nuk ka pranuar disa gjëra nga marrëveshja.

“Kur e tha këtë, u kuptua se flitej për mos vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe mosnjohjen e Kosovës në mënyrë bilaterale, si dhe për pengimin e hyrjes në OKB. Tani shihet se kjo është një manifestim i sfidës për të bërë të ditur se Serbia nuk është e obliguar të respektojë atë për të cilën është pajtuar, që është të mos pengojë hyrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, shpjegon Jakshiq.

Daçiq dhe Petkoviq i prijnë ekipit të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Lexo po ashtu Daçiq dhe Petkoviq i prijnë ekipit të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Nga ana tjetër, ish-diplomati Sreçko Gjukiq thotë  një lëvizje të tillë e sheh për herë të parë në praktikën diplomatike.

“Është çështje e marrëdhënieve të Serbisë me bashkësinë ndërkombëtare dhe kjo i përket fushës së politikës së jashtme dhe diplomacisë. Këtë e bën rrjeti i politikës së jashtme dhe Ministria e Jashtme, nuk e di se çfarë mund të kontribuojë aty ministri i Bujqësisë. Një gjë tjetër që nuk e kam të qartë është se si do ta luftojnë, prandaj them se kjo më duket partizane”, tha Gjukiq.

Gjukiq rikujton se anëtarësimi i Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare ka ardhur nga marrëveshja e Brukselit e nënshkruar në vitin 2013, pastaj nga planifranko-gjermane dhe Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023.

“Prandaj, unë e shoh si një përpjekje për t’u larë pushteti aktual dhe për të mos marrë përgjegjësinë për marrjen e statusit të anëtarit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, ​​tha Gjukiq, transmeton Telegrafi.

Gjukiq thotë se nuk do të ketë rezultate nga ky ekip.

“Rezultati do të jetë i njëjtë si në fillim, pra nuk do të ketë rezultat. Por do të prezantohet “e shihni, ne e bëmë edhe këtë për të penguar që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, ​​tha ai.

Jakshiq shton se për fat të mirë të Serbisë nuk do të ketë pasoja.

“I vetmi lajm i mirë në gjithë këtë është se Perëndimi nuk do të na shohë për të madhe, sepse ata e kuptojnë se është në funksion të politikës së brendshme [të Serbisë], ndaj e tolerojnë atë. Do të mbetet e shkruar, por nuk do të lërë gjurmë të thella. Nuk do të ketë pasoja dramatike, është vetëm pjesë e lojës së përditshme të atij nacionalizmi populist dhe heroizmit me të cilin merret Vuçiqi”, thotë Jakshiq.

Kujtojmë se Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci ka dhënë një opinion pozitiv për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës më 27 mars.

Më pas çështja do të diskutohet në seancën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Seanca pritet të mbahet më 16 prill.

Kosova duhet të sigurojë një shumicë prej dy të tretash në atë organ për të fituar statusin e anëtarit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori