LAJMI I FUNDIT:

Ekipi i boksit të Kosovës nuk lejohet as sot të futet në Serbi

Ekipi i boksit të Kosovës nuk lejohet as sot të futet në Serbi

Ekspedita e Kosovës në boks ka marrë rrugë përsëri për në Serbi, por përsëri nuk i është lejuar hyrja e tyre.

Përfaqësuesja e Kosovës në boks nuk është lejuar as sot të futet në shtetin serb për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit.


Lajmin e ka konfirmuar zyrtari për media dhe informim i Komitetit Olimpik të Kosovës, Kushtrim Krasniqi.

“Ekipi i boksit të Kosovës nuk u lejua as sot të hyjë në Serbi, për Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në Beograd”, ka shkruar Kasniqi në profilin e tij në Facebook.

Ekspedita e Kosova kishte tentuar të futet në Serbi edhe ditën e djeshme (E shtunë), por që në dy raste ishin penguar nga policia serbe.

Reagime të shumta ka pasur nga të gjitha anët, duke filluar nga Federata Botërore e Boksit, Qeveria e Kosovës, por që shteti serb nuk ka ndërruar qëndrimet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori