LAJMI I FUNDIT:

Ekipi australian Grayhound janë kualifikuar për sezonin e 18 të ESL Pro League CS:GO

Ekipi australian Grayhound janë kualifikuar për sezonin e 18 të ESL Pro League CS:GO
(Foto: HLTV)

Grayhound kanë fituar derbin lokal ndaj VERTEX për t’u kualifikuar në turneun ESL Pro League.

Dhjetë skuadra nga rajoni i Oqeanisë ishin në garë për t’u kualifikuar në ESL Pro League.


Gjithashtu një grup çmimesh prej 10.000d dollarësh u nda për skuadrat pjesëmarrëse në këtë turne kualifikues.

Në finale u takuan Grayhound dhe Vertex, ku fitues dolën ekipi Grayhound me rezultat të përgjithshëm 3-1 me mapa.

Grayhound pas kësaj fitore janë kualifikuar në sezonin e 18 të turneut madhor ESL Pro League.

Në ESL Pro League do të garojnë gjithsej 32 skuadra, ku ndahen çmime në vlerë prej 850.000 dollarësh. /Telegrafi/