LAJMI I FUNDIT:

Ekipet e shpëtimit ndihmojnë njerëzit e bllokuar ndërsa stuhitë në Brazil kanë vrarë të paktën 20 persona

Ekipet e shpëtimit ndihmojnë njerëzit e bllokuar ndërsa stuhitë në Brazil kanë vrarë të paktën 20 persona

Ekipet e shpëtimit me varka dhe aeroplanë kanë ndihmuar njerëzit e izoluar në juglindjen malore të Brazilit pas stuhive dhe shirave të dendur që vranë të paktën 20 njerëz.

Bëhet e ditur se shirat e dendur kanë përmbysur Rio de Janeiron dhe Espirito Santon ku autoritetet thonë se situata është kaotike.


Vendi më i prekur nga ky mot i ligë është Mimoso do Sul, qytet ky me pothuajse 25 mijë banorë, ku të vdekur kanë mbetur të paktën 10 njerëz, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Guvernatori i Espirito Santos, Renato Casagrane, ka deklaruar se deri më tani nuk ka qenë e mundur të vlerësohen dëmet në disa zona më të izoluara, duke theksuar frikën se numri i viktimave mund të rritet ende.

Këto përmbytje kanë ndodhur pasi vendi më i madh i Amerikës së Jugut vuan nga një varg ngjarjesh ekstreme të motit, të cilat ekspertët thonë se ka gjasa të ndodhin shkaku i ndryshimeve klimatike.

“Tragjedi të tilla mjedisore po intensifikohen me ndryshime klimatike”, tha presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, duke shtuar se shumë njerëz kanë mbetur të pastrehë nga stuhitë.

Në përpjekje për të parandaluar dhe riparuar dëmet po punojnë qeveria braziliane dhe autoritetet shtetërore.

Ndryshe, që nga e premtja deri më tash janë shpëtuar 90 persona nën rrënojat e përmbytjeve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Azia
Kalo në kategori