Egzon Pireci sjell ripërpunimin e këngës së vjetër qytetare “Elbasan i bukur”
Këngëtari nga Prizreni, Egzon Pireci, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.
Këtë radhë ai ka sjell një ripërpunim ndryshe të këngës së famshme “Elbasan i bukur”.
Kënga është ri-orkestruar nga Damir Basha, shoqëruar nën tingujt e klarinetës të Sinan Kajtazit.

Pireci e ka vizualizuar këtë këngë edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në Elbasan, dhe promovojnë bukuritë e këtij qyteti.
Ana vizuale i është besuar produksionit In Media. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






































