Spektakli i natës së kaluar (e shtunë) në Big Brother VIP Albania pati një sërë ngjarjesh të rëndësishme.

Nga shtëpia e famshme u largua aktorja Olta Gixhari me vetë-dëshirë, gjersa vazhdoi edhe televotimi i të nominuarve.


Mes Qetsorit, Keisi Medinit dhe Antoneta Koçi është kjo e fundit që la përfundimisht garën dhe çmimin prej 100 mijë eurosh.

Mes këtyre, u tha se në shtëpi do të rifuten katër nga banorët e eliminuar, për të cilat u hap një televotim gjatë asaj kohe.

Si më të votuarit për të hyrë brenda ishin: Efi Dhedhes, Kiara Tito, Bledi Mane dhe Ronaldo Sharka.

Hyrja e tyre befasoi të gjithë të tjerët, gjersa më së shumti u gëzua artisti shkodran, Luiz Ejlli.

Ata duket se do të krijojnë situata të reja e po ashtu do të jenë në qendër të vëmendjes. /Telegrafi/