LAJMI I FUNDIT:

Efekti CR7, Juve vendos rekord edhe në YouTube

Efekti CR7, Juve vendos rekord edhe në YouTube

Korriku, muaji i rekordeve te Juventusi. Autori i gjithë këtyre është vet, Cristiano Ronaldo.

Ardhja e tij nga Real Madridi për 100 milionë euro (plus 12 milionë për klube tjera në të cilat ka luajtur portugezi), ka kthyer gjithë sytë e botës nga Serie A.

Që në ditën e parë u shitën mbi gjysmë milioni fanella, çmimet e biletave për debutimin e tij në Bentegomi nga Chievo janë rritur, por jo vetëm.


Juventusi ka rritur të ardhurat dhe statistikat edhe në YouTube. Gjatë muajit korrik asnjë klub nuk ka pasur më shumë shikueshmëri në këtë platformë, rekord për Zonjën e Vjetër.

Sipas analizave të fundit nga Deportes & Finanza, askush si kampionët italian gjatë korrikut, plot 36.3 milionë shikime.

Fitimet e Ronaldos te Juve në sekondë, minutë, orë, ditë, javë, muaj dhe vit
Lexo po ashtu Fitimet e Ronaldos te Juve në sekondë, minutë, orë, ditë, javë, muaj dhe vit

Më mirë se Barcelona, PSG, Liverpooli, Bayern Munichu, e sidomos Real Madridi që pozicionohen në vendin e tretë me 24.4 milionë vizita. Dhjetë milionë më pak se Juve, e ky quhet efekti Cristiano Ronaldo.

Foto: sport.sky.it

Më së miri efekti CR7 tregohet me statistikat e më poshtme: Ndërmjet 1 janarit dhe 30 qershorit 2018, Juventusit regjistroi 18.3 milionë vizita në pesë muaj. Kurse vetëm në korrik ka arritur 36.2 milionë, duke dyfishuar kështu numrin.

E gjitha kjo në saj të ardhjes së Ronaldos, në pritjet të rekordeve tjera posa të fillon sezoni. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Goli më i bukur që nga transferimi te Al-Nassr, Cristiano Ronaldo realizon një kryevepër

Goli më i bukur që nga transferimi te Al-Nassr, Cristiano Ronaldo realizon një kryevepër

Ndërkombëtare
U lëndua ndaj Leganes, mësohet sa do të mungojë Alejandro Balde

U lëndua ndaj Leganes, mësohet sa do të mungojë Alejandro Balde

La Liga
Mikel Arteta paralajmëron mungesën e yllit të Arsenalit në sfidën ndaj Real Madridit

Mikel Arteta paralajmëron mungesën e yllit të Arsenalit në sfidën ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Manchester United po përgatitet të fitojë 200 milionë funte nga shitja e shtatë yjeve të skuadrës

Manchester United po përgatitet të fitojë 200 milionë funte nga shitja e shtatë yjeve të skuadrës

Premier League
Milani theu aksidentalisht një rregull të rrallë të Serie A pas lëndimit në kokë të Maignan

Milani theu aksidentalisht një rregull të rrallë të Serie A pas lëndimit në kokë të Maignan

Serie A
Xherdan Shaqiri po udhëheq Baselin drejt titullit kampion – shkëlqen me dy gola ndaj Zurichut

Xherdan Shaqiri po udhëheq Baselin drejt titullit kampion – shkëlqen me dy gola ndaj Zurichut

Ligat tjera
Kalo në kategori