LAJMI I FUNDIT:

Efektet e shumta pozitive të misrit në shëndet

Efektet e shumta pozitive të misrit në shëndet
(Foto: Pexels)

Misri është një nga ushqimet e preferuara të verës, por njerëzit dinë ta shmangin në procesin e humbjes së peshës, sepse është i pasur me karbohidrate. Por, a do të thotë kjo se vërtet duhet ta shmangni nëse dëshironi të humbni peshë?

Nëse shtojmë misër në dietën tonë të përditshme, mund të kemi përfitime të shumta shëndetësore duke përfshirë edhe përmirësimin e shikimit. Ka vlera të mira ushqyese dhe është gjithashtu i pasur me fibra, gjë që e bën të mirë për humbjen e peshës.


Për shkak të sasisë së lartë të fibrave, misri është dëshmuar të jetë një ushqim fantastik për humbje peshe. Përmbajtja e fibrave në misër ndihmon në tretje, gjë që lehtëson më tej procesin e humbjes së peshës. Misri është gjithashtu shumë i pasur me antioksidantë që ndihmojnë në përmirësimin e metabolizmit.

Misri, ushqim ideal për të testuar funksionin e zorrëve
Lexo po ashtu Misri, ushqim ideal për të testuar funksionin e zorrëve

Misri është mjaft i pasur me minerale dhe vitamina. Është burim i shkëlqyer i vitaminës B1 – tiaminës, por edhe i shumë vitaminave dhe mineraleve tjera, si vitamina B5, acidi folik, niacina, vitamina C, fosfori, kaliumi dhe magnezi.

Një filxhan, i cili përmban afërsisht 164 gramë misër të verdhë, përmban vetëm 177 kalori dhe 41 gramë karbohidrate. Përqindja e proteinave është rreth pesë gramë dhe përqindja e yndyrës është dy gramë.

Përveç kësaj, misri është pa gluten dhe i sigurt për njerëzit me intolerancë ndaj glutenit. Është gjithashtu i shkëlqyeshëm si probiotik, sepse përmban shumë baktere të mira që i ndihmojnë zorrët të punojnë dhe përshpejtojnë metabolizmin, gjë që në fund të fundit ndihmon në humbjen e peshës.

Misri kuron kapsllëkun dhe gastritin
Lexo po ashtu Misri kuron kapsllëkun dhe gastritin

Duhet theksuar se me misrin e gatuar rritet niveli i acidit ferulik duke siguruar përfitime të shumta shëndetësore në menaxhimin e kolesterolit të lartë, diabetit dhe hipertensionit. Misri gjithashtu ka beta-karoten dhe karotenoidë që ndihmojnë në parandalimin e shumë reaksioneve oksiduese dhe kancerit në trupin tonë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori