LAJMI I FUNDIT:

Efektet e para të kundërofensivës së ukrainasve, pamje që tregojnë se si po i shkatërrojnë tanket ruse

Efektet e para të kundërofensivës së ukrainasve, pamje që tregojnë se si po i shkatërrojnë tanket ruse

Ushtria ukrainase ka intensifikuar sulmet ndaj ushtrisë ruse, që filloi pushtimin e këtij vendi në shkurt të këtij viti me urdhër të presidentit Vladimir Putin.

Ata madje kanë filluar kundërofensivën ndaj rusëve në jug të vendit – në veçanti në qytetin Kherson që është nën kontrollin e rusëve nga fillimi i pushtimit, transmeton Telegrafi.


Në anën tjetër kanë filluar të qarkullojnë videot e ndryshme që shfaqin sulmet e ukrainasve ndaj caqeve të ushtrisë ruse – qofshin ato mjete të rënda siç janë tanket apo artileria.

Pas fillimit të kundërofensivës ukrainase, banorët e qytetit rus që gjendet përgjatë kufirit me Ukrainën fillojnë në mënyrë masive të ikin në thellësi të Rusisë
Lexo po ashtu Pas fillimit të kundërofensivës ukrainase, banorët e qytetit rus që gjendet përgjatë kufirit me Ukrainën fillojnë në mënyrë masive të ikin në thellësi të Rusisë

Në një video shihet se si ukrainasit hedhin në erë tanket ruse në një zonë malore në jug të vendit, ku shihet se me predha dhe me dron kamikaz shkatërrojnë tanket e Putinit.

E kjo është një dëshmi tjetër se Kievi e ka kuptuar seriozisht kundërofensivën, që e paralajmëroi prej javësh presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Sipas tij, qëllimi i vetëm i kësaj kundërofensive është dobësimi i ushtrisë ruse dhe dëbimi nga territori i Ukrainës.

Madje është zotuar se çdo pëllëmbë e territorit të këtij vendi do t’i rikthehet ukrainasve – edhe Krimea e aneksuar dhe pjesët tjera që kontrollohen nga separatistët prorusë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori