The Weeknd dhuron spektakël në “Super Bowl 2021”, por fansat nuk mund ta dëgjonin

Këngëtari i njohur, ishte njëri nga performuesit në “Super Bowl LV”, ndërsa interpretoi hitet e tij të shumta.
Nuk kishte pothuajse asnjë ankesë ndaj tij, por ajo çka nuk u pëlqeu fansave ishin problemet teknike, shkruan Mirror.
Për shkak të këtyre ndërlikimeve, artisti nuk dëgjohej nga admiruesit e muzikës së tij.
The Weeknd, emir i vërtetë i të cilit është Abel Makkonen Tesfaye, ishte ndër të parët që performoi në sezonin e fundit të lojërave të NFL.
Ai nuk kishte asnjë të ftuar për të interpretuar me të, përpos një grupi valltarësh mbrapa tij.
Veshja e tij ndër të tjera ishte tejet elegante, teksa më shumë dominonte tek ai ngjyra e kuqe dhe e zezë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/02/2021
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


























































