LAJMI I FUNDIT:

Edwards: SBASHK-u do ta ketë përkrahjen e EI-së

Edwards: SBASHK-u do ta ketë përkrahjen e EI-së

​Pas pjesëmarrjes në konferencën “Forcimi i kapaciteteve të sindikatave të arsimit për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe dialogun social”, organizuar nga Komiteti i Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE) në Bruksel, delegacioni i SBASHK-ut, kryesuar nga kryetari Rrahman Jasharaj, është pritur nga sekretari gjeneral i Internacionales Botërore të Arsimit, David Edwards.

Me këtë rast, Edwards ka çmuar lart punën e SBASHK-ut dhe njëherësh ka ofruar mbështetjen e tij.

“Paraardhësi im, miku i madh i arsimit dhe i SBASHK-ut, Fred Van Liven më ka porositur të kem kujdes të veçantë për sindikatën tuaj, sepse ju këtë e keni merituar dhe e meritoni me punë e përkushtim. Ishim dhe do të jemi gjithmonë me ju kurdo që e kërkon nevoja”, tha ai.


Në takim është diskutuar për veprimet sindikale lidhur me kundërshtimin ndaj ligjit të pagave për punëtorët e arsimit.

Sekretari i përgjithshëm i Education International (EI),  ka përgëzuar SBASHK-un për këto angazhime dhe shpreson që Qeveria e Kosovës të bëjë korrigjimin e duhur të ligjit.

Ai ka përsëritur se SBASHK-u do të ketë përkrahjen e Education International (edukimi ndërkombëtar),  në të gjitha angazhimet dhe se është duke pritur informacione për rrjedhën e situatës, dhe me kohë Internacionalja Botërore e Arsimit do të reagojë nëse Qeveria e Kosovës nuk përmbush premtimet.

Ndryshe, Internacionalja Botërore e Arsimit ka 32 milionë anëtarë nga e gjithë bota.

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori