LAJMI I FUNDIT:

Edona Thaqi flet pas debutimit me Kosovën: Ishte nder për mua ta përfaqësoja atdheun tim

Edona Thaqi flet pas debutimit me Kosovën: Ishte nder për mua ta përfaqësoja atdheun tim

Edona Thaqi këtë vit ishte bashkuar për herë të parë me Përfaqësuesen A të femrave në ndeshjet që Kosova i zhvilloi në kuadër të FIBA Kampionatit Evropian të Shteteve të Vogla.

Në një intervistë për faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës ka folur për debutimin me Kosovën, mikpritjen ndaj saj dhe mesazhin për femrat që duan t’i bashkohen Dardaneve.


“Krahas shtetësisë sime amerikane, jam rritur me njohuri të thella, mirënjohje dhe pasion për rrënjët e mia shqiptare. Ishte nder që pata mundësinë të përfaqësoja Kosovën. Basketbolli ka qenë gjithmonë një pjesë kryesore e jetës sime dhe të jem në gjendje të luaj Kosovën do të thotë shumë për mua dhe familjen time është diçka që nuk do ta harroj kurrë”, është shprehur ajo, duke shtuar: “Momentet më të mira ishin pa dyshim fitoret. Ne të gjitha e dhamë më të mirën e mundshme në çdo lojë”.

Edona ka folur edhe rreth atmosferës dhe mikpritjes nga vajzat dhe stafi i Përfaqësueses së Kosovës. “Jam pritur vërtet krahëhapur nga vajzat, trajnerët dhe nga të gjithë anëtarët e Federatës së Basketbollit të Kosovës. U ndjeva shumë rehat menjëherë dhe isha në gjendje të ndërtoja një lidhje me vajzat. Kur keni një respekt të ndërsjellë për njëri-tjetrin, është disi e lehtë lidheni mes veti, veçanërisht kur jemi në ndeshje”.

Gjatë qëndrimit në Kosovës ishte takuar edhe me Kryeministrin e Kosovës. “Ishte një privilegj të takohesha me kryeministrin Albin Kurti. Jam shumë mirënjohëse që arrita të ndaj shpresat dhe ëndrrat e mia për të fuqizuar sportistet femra, duke përdorur basketbollin si një mjet për të ndihmuar fëmijët të zhvillojnë aftësitë e tyre, dashurinë për lojën dhe aftësinë për të ëndërruar për një të ardhme më të ndritshme. Ai ishte vërtet përkrahës për Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe na uroi fat në ndeshjet e garave ndërkombëtare”.

Në fund Thaqi ka një mesazh për të gjithë femrat që duan t’i bashkohen përfaqësimit të Kosovës. “Mesazhi im për të gjitha sportistet që kanë rrënjë shqiptare në mbarë botën është të stërviteni sipas aspiratave tuaja dhe mos kini frikë të ëndërroni të mëdha. Ju mund të bëni gjithçka që keni në mendje për sa kohë që punoni shumë. Nuk duhet të hezitoni të përfaqësoni Kosovën nëse ju jepet mundësia sepse Kosova është atdheu ynë. Të gjithë duhet të përpiqemi të jemi ambasadorë të mëdhenj për vendin tonë dhe Kombëtaren në tërësi”, ka përfunduar Edona Thaqi.

Në trend Sport

Më shumë
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Xavi tregon klasin e tij kur pyetet për ndeshjen Real Madrid-Man City para El Clasicos të së dielës

Xavi tregon klasin e tij kur pyetet për ndeshjen Real Madrid-Man City para El Clasicos të së dielës

La Liga
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Të kritikuar për lojën që bën ndaj Cityt, Ancelotti tregon se çfarë do të bëjnë ndaj Barcelonës

Të kritikuar për lojën që bën ndaj Cityt, Ancelotti tregon se çfarë do të bëjnë ndaj Barcelonës

La Liga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori