LAJMI I FUNDIT:

Edona James: Kam luftuar shumë të jem kush jam sot, komentet e njerëzve ishin sfida më e vështirë

Edona James: Kam luftuar shumë të jem kush jam sot, komentet e njerëzve ishin sfida më e vështirë
Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Në një nga bisedat e sinqerta brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, Edona ka rrëfyer për kolegen e saj Lindën për vështirësitë që ka hasur gjatë procesit të transformimit në grua.

Një rrugëtim i ndërlikuar dhe emocional, i cili ka testuar vendosmërinë e saj dhe ka sfiduar normat shoqërore, duket të jetë zemra e përvojës së saj.

Linda, e cila e dëgjon me vëmendje dhe empati, shpreh mbështetjen dhe praninë e saj të padiskutueshme ndaj Edonës, duke iu qëndruar pranë për zgjedhjet e saj dhe rrugëtimin e saj personal.


Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

“Më e rënda ka qenë që është dashur me i bë paratë për operacione,” tregon Edona, duke iu referuar pengesave financiare dhe sakrificave që ka bërë për t’iu përshtatur imazhit që ka pasur gjithmonë për veten.

Megjithatë, Edona thekson se më shumë se sfidat financiare, janë komentet e njerëzve dhe paragjykimet që i kanë dhënë një peshë më të madhe në përballjen e saj. “S’më kanë parë si njeri”, thotë ajo, duke reflektuar mbi mosnjohjen dhe mungesën e njohjes së identitetit të saj.

Kjo është një përvojë që rrallë ndahet publikisht, por që thekson lartësinë e ndjenjave të brishta dhe vullnetin për të thyer barrierat.

Historia e Edonës në “Big Brother VIP Kosova” nuk është thjeshtë një tregim i mbijetesës në një spektakël televiziv, por është një zbulim i forcës dhe guximit njerëzor për të ndjekur veten e vërtetë, edhe në përballje me sfidat më të mëdha. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Më kanë dhënë ilaçe, nuk e di çfarë ishin", Egli zbulon sekretet e produksionit - i tërhiqet vërejtja nga regjia

Magazina
Loredana e gjuan Jozin me shishe pas nervozizmit - videoja bëhet virale në rrjetet sociale

Loredana e gjuan Jozin me shishe pas nervozizmit - videoja bëhet virale në rrjetet sociale

Magazina
Gjesti flirton me Olën - i kërkon të flenë së bashku teksa shkëmbejnë puthje në buzë përmes xhamit

Gjesti flirton me Olën - i kërkon të flenë së bashku teksa shkëmbejnë puthje në buzë përmes xhamit

Magazina
Gjesti nervozohet keq, e hedh mikrofonin teksa bërtet: Nuk kam ndjenja për Eglin, s’kam

Gjesti nervozohet keq, e hedh mikrofonin teksa bërtet: Nuk kam ndjenja për Eglin, s’kam

Magazina
Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

Magazina
Gjesti thyen kutinë e emergjencës - tenton ta shpëtojë Shkelzenin, por shpëton veten dhe dërgon gjithë shtëpinë në televotim

Gjesti thyen kutinë e emergjencës - tenton ta shpëtojë Shkelzenin, por shpëton veten dhe dërgon gjithë shtëpinë në televotim

Magazina
Kalo në kategori