LAJMI I FUNDIT:

Edon Zhgerova udhëtoi me Lillen për takimin me Marseillen, por nuk do të luajë

Edon Zhgerova udhëtoi me Lillen për takimin me Marseillen, por nuk do të luajë

Edon Zhegrova pritej që të debuton te Lille në takimin ndaj Marseilles, por që në fund nuk u realizua kjo gjë.

Tashmë ka filluar takimi mes të dyja skuadrave, derisa reprezentuesi i Kosovës që kompletoi kalimin pak ditë më parë, ka udhëtuar me skuadrën, por nuk do të luajë.

Bëhet e ditur se Lille nuk ka arritur ta regjistrojë në kohë Zhegrovën, andaj edhe kjo i pamundësoi atij debutimin në këtë takim.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Lille bëri të ditur se anësori ka udhëtuar me skuadrën, por pa treguar arsyen e saktë se përse nuk do të luajë.

“Edon Zhegrova, që udhëtoi me grupin, nuk është i kualifikuar për këtë takim”, thuhet në njoftimin e klubit francez.

Kampioni në fuqi pret që Zhegrova t’i ndihmojë ata në këtë edicion, derisa e vlerësojnë lartë potencialin e tij, pasi edhe për këtë e transferuan nga Baseli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori