LAJMI I FUNDIT:

Edicioni i dytë i LIFE from Gjirafa po ofron aftësim falas dhe punësim të garantuar

Edicioni i dytë i LIFE from Gjirafa po ofron aftësim falas dhe punësim të garantuar

Leadership Institute of Future Engineers – LIFE from Gjirafa është institut teknologjik arsimor i krijuar për të përgatitur inxhinierë softueri me aftësi udhëheqëse.

Pas suksesit të edicionit të parë, me 49 fellows që e kanë përfunduar me sukses programin dhe janë punësuar në Gjirafa dhe në KODE Labs, Gjirafa po organizon edicionin e dytë të LIFE from Gjirafa, i cili do të mund të vijohet edhe online, nga shtepia.

LIFE from Gjirafa është arsim profesional joformal, intensiv 9-mujor (36 javë), me kurrikulë të pasuruar dhe me top instruktorë, i cili synon t’i aftësojë fellows në tri profile të fushës së teknologjisë: FrontEnd, BackEnd dhe DevOps, me fokus të veçantë në kultivimin e aftësive dhe shkathtësive në lidership.

Trajnimi në LIFE from Gjirafa është falas për të gjithë ata që arrijnë të pranohen në program. Gjithashtu, të gjithë fellows që e përfundojnë me sukses programin në LIFE from Gjirafa e kanë të garantuar punësimin në kompanitë partnere të LIFE from Gjirafa (Gjirafa, KODE Labs, etj.).

Kushdo që është mbi 18 vjeç, e njeh gjuhën angleze dhe e ka të përfunduar të paktën shkollën e mesme të lartë, mund të aplikojë në LIFE from Gjirafa. Përzgjedhja e fellows do të jetë shumë konkurruese, me qëllim të pranimit në LIFE të top 5% të aplikantëve, ndërsa vlerësimi do të bëhet përmes disa testeve dhe përmes intervistës. Kjo është një mundësi e mirë për studentët që tashmë janë duke studiuar shkenca kompjuterike apo fusha të ngjashme, apo për të rinjtë që aftësitë e programimit i kanë të vetë-mësuara.

Instruktorët në LIFE from Gjirafa janë profesionistë të dëshmuar, me përvoja vendore e ndërkombëtare, si nga fusha akademike ashtu edhe nga fusha e industrisë dhe përfshijnë emra si: Ardi Shatri, MA; Arianit Maraj, PhD; Armend Shabani, PhD; Arta Misini, PhD(c); Blerton Abazi, PhD; Ercan Canhasi, PhD; Ermir Rogova, PhD; Fatos Maxhuni, MSc; Mergim Cahani, MSc, etj., ndërsa periudhave të ndryshme të trajnimit angazhohen si instruktorë e mentorë me dhjetëra inxhinierë softueri seniorë.. LIFE from Gjirafa është projekt i kompanisë Gjirafa, Inc. dhe drejtohet nga Jusuf Thaçi.

Aplikimi është i hapur deri me 30 shtator 2023 dhe për më shumë informata apo për të aplikuar klikoni këtu.