LAJMI I FUNDIT:

Edicioni më bizar deri më tani i Bianca Censori: Veshje me pak material të tejdukshëm dhe një ‘mace’ e mbushur si aksesor mode

Edicioni më bizar deri më tani i Bianca Censori: Veshje me pak material të tejdukshëm dhe një ‘mace’ e mbushur si aksesor mode
(Foto: Backgrid/MEGA)

Reperi Kanye West dhe bashkëshortja e tij, Bianca Censori, u shfaqën në një klub nate dhe ajo ishte në versionin më të çuditshëm deri më tani.

Me këtë rast kishte zgjedhur veshje me pak material me temina me të çara të shumta që i mbulonin vetëm pjesët intime. Në kokë kishte vendosur një aksesor të punuar nga i njëjti material.


Megjithatë, detaji më i çuditshëm i modës është ‘macja’ e mbushur që e mbante me vete dhe me të cilën ka mbuluar një pjesë të trupit pothuajse të zhveshur.

(Foto: Backgrid/MEGA)

Bianca dhe Kanye prej kohësh kanë tronditur publikun me kombinimet e tyre të modës. Ajo shpesh ecën rrugëve me rroba transparente, derisa reperi zgjedh të vishet kryesisht me të zeza nga koka te këmbët.

Bashkëshortja e Kanye West me taka me push tërhoqi vëmendjen në Dubai
Lexo po ashtu Bashkëshortja e Kanye West me taka me push tërhoqi vëmendjen në Dubai

Marrëdhënia mes West dhe gruas së tij ka qenë në sy të publikut së fundmi dhe tani është zbuluar se Bianca jeton sipas rregullave të çuditshme të partnerit të saj.

(Foto: Backgrid/MEGA)
Gruaja e Kanye West, Bianca Censori lë pak vend për imagjinatë në veshjen e tejdukshme gjatë pjesëmarrjes në Art Basel Miami
Lexo po ashtu Gruaja e Kanye West, Bianca Censori lë pak vend për imagjinatë në veshjen e tejdukshme gjatë pjesëmarrjes në Art Basel Miami

Siç ka transmetuar Daily Mail, Kanye i ka kërkuar Biancas të mos flasë dhe i ka dhënë një listë me rregulla për të jetuar, ku përfshihet edhe çfarë mund të hajë ose të veshë. /Telegrafi/