LAJMI I FUNDIT:

Edicioni i 10-të i Javës Globale të Ndërmarrësisë fillon të hënën

Edicioni i 10-të i Javës Globale të Ndërmarrësisë fillon të hënën

Për të dhjetin vit me radhë mbi 70 organizata, biznese, donatorë dhe institucione partnere, me mbi 100 aktivitete, shënojnë Javën Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë, prej 14-20 nëntor.

Ceremonia zyrtare e hapjes së GEW mbahet në ambientet e Sushico Kosova nga ora 10:00, me prezencën e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.


Java Globale e Ndërmarrësisë (Global Entrepreneurship Week – GEW) është ngjarja më e madhe festive e ndërmarrësisë në botë, e cila bën bashkë ndërmarrës, inovatorë, punëdhënës, politikë-bërës dhe akterë tjerë, që për qëllim kanë zhvillimin e ideve të reja, krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e mirëqenies dhe zhvillimin. GEW filloi si lëvizje më 2007 me nismë të Kauffman Foundation dhe Administratës së Presidentit Barack Obama, në kohën e krizës globale ekonomike.

Edicioni i 10-të i GEW në Kosovë organizohet nën Patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Innovation Centre Kosovo (ICK) si nikoqir kombëtar.

Kalendarin e ngjarjeve e gjeni KËTU.

Telegrafi.com është partner medial i GEW që nga viti 2013.

Partnerët dhe mbështetësit tjerë të javës përfshijnë Ambasada e Suedisë, EBRD BERZH Këshilla për Biznese të Vogla në Kosovë, Coca-Cola HBC Kosovo, Helvetas, RECONOMY, USAID Kosovo, American Chamber of Commerce in Kosovo, Transport Community, STIKK – Kosovo ICT Association, Cacttus Education, GERMIN, UN Women Kosovo, UNDP Kosovo, ITP Prizren, Women in Data Kosovo, Jakova Innovation Center, Universiteti i Prishtinës, Kolegji Universum, Shkolla Finlandeze, Kolegji AAB, Instituti Riinvest, Makerspace Innovation Center Prizren, Hallakate, Hapite, Telegrafi.com, Pixels Productions, IPKO Foundation, American School of Kosova, KUSA, Community Development Fund – CDF, Help in Kosovo, MyDev, American Advising Center, Women’s Business Association SHE – ERA, Kosova – Women 4 Women, Autostrada Biennale, Mentoring our Future, Cikat n’STEM, Oda Ekonomike Zvicërano-Kosovare, Universiteti “Kadri Zeka”, Women in Tech Kosovo, Tive, Keiretsu Forum SEE, IMAGE of KOSOVO, 7 Arte, She Inspires, Growzillas, SPEEEX, Asseco, Yoga me Dodonën dhe SHPIK.