LAJMI I FUNDIT:

Edi Rama merr një tjetër gjeneral afër vetes, ja këshilltari i ri për siguri

Edi Rama merr një tjetër gjeneral afër vetes, ja këshilltari i ri për siguri

Ish-prefekti i Elbasanit emërohet këshilltar për çështjet e sigurisë i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Gjeneral Major Maksim Malaj është emëruar me Vendin të Këshillit të Ministrave në këtë post të cilin më herët e mbante Sandër Lleshaj, aktualisht, Ministër i Brendshëm.


Ndërkohë Gjeneral Major Maksim Malaj deri në kohën e emërimit në këtë detyrë mbante postin e Prefektit të Qarkut të Elbasanit, detyrë në të cilën u emërua Gledian Llatja, emri i të cilit lakohet si kandidati potencial i së majtës për kandidat për kryetar i Bashkisë së Elbasanit në zgjedhjet e 30 qershorit. /Telegrafi/