LAJMI I FUNDIT:

Edhe Vlora Çitaku përfshihet në debatin pas shkrimit të Osmanit: Pa UÇK nuk do të kishte FSK

Edhe Vlora Çitaku përfshihet në debatin pas shkrimit të Osmanit: Pa UÇK nuk do të kishte FSK

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku i është bashkuar debatit që shkaktoi presidentja Vjosa Osmani në një shkrim dedikuar përvjetorit të betejës së Koshares.

Çitaku thotë se pa UÇK nuk do të kishte pasur as FSK.


Çitaku në të kaluarën ka qenë pjesë e proceseve të brendshme politike që lidhen edhe me transformimin e UÇK-së në TMK.

“I mbaj mend shumë mirë negociatat për demilitarizimin dhe transformimin e UÇK-së.

TMK lindi aty, ndonëse nuk ishte paraparë në marrëveshjen e Rambujesë. Apo Bilall Sherifi?

Njëjtë, TMK me shumë mund u transformua në FSK.  Njëjtë, me shumë mund u transformua edhe mandati i FSK-së.

E kam ndjekur këtë proces hap pas hapi. Aty e këtu kam kontribuar, aq sa kam mundur. Por, e them me bindje të plotë:

Pa UÇK nuk do të kishte FSK.

Ka plot shtete që nuk kanë ushtri. Dhe të mos gabohemi, Kosovën, pa dyshim, e mbajnë të sigurt aleancat e ndërtuara ndër vite.

Por, kur e them, e them si dëshmitare dhe protagoniste:

Pa UÇK nuk do të kishte FSK!

E paçim, e u krenohshim”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ndërkohë nga Presidenca ka ardhur reagimi i Shefit të Kabinetit të Osmanit, Blerim Vela në lidhje me këtë temë.

Vela thotë se Kosova dhe UÇK janë një, derisa sipas tij Vjosa Osmani lartëson çdo ditë Kosovën e idealeve të luftëtarëve dhe dëshmorëve të UÇK-së

“Çdo ditë dhe me secilin veprim, Presidentja Vjosa Osmani lartëson Kosovën e idealeve të luftëtarëve dhe dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kontributi dhe sakrifica e secilit luftëtar dhe dëshmorë kujtohet me pietet, pasi që Kosova dhe UÇK janë një!”, ka shkruar Vela në Twitter./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori