LAJMI I FUNDIT:

Edhe Vjosa Osmani mohon krijimin e partisë me Jahjagën

Edhe Vjosa Osmani mohon krijimin e partisë me Jahjagën

Këtë të diel është thënë se Presidentja aktuale e Kosovës, Atifete Jahjaga, është duke planifikuar që të themelojë parti pas përfundimit të mandatit.

Në këtë subjekt është thënë se do të shkojnë edhe Mimoza Kusari-Lila dhe Vjosa Osmani.


Për Klan Kosovën këtë e ka mohuar e para e Gjakovës, Kusari-Lila, e edhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani.

“Për herë të parë po e dëgjojë këtë”, është përgjigjur Osmani me një SMS për Klan Kosova.