LAJMI I FUNDIT:

Edhe Vallandova dëshiron referendum për xeheroret

Edhe Vallandova dëshiron referendum për xeheroret

Gjevgjelia është e gatshme për referendum. Shoqata “Shpëtim për ne” e cila e udhëheq fushatën kundër hapjes së minierave në komun, thotë se qytetarët janë të njoftuar se të dielën duhet të dalën dhe të votojnë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe Vallandova në shembullin e Gjevgjelisë kërkon që qytetarët në referendum të deklarohen për hapjen e xeherores në Kazandol. Nga shoqata thonë se, qytetarët organozohen, por presin ndihmë nga qeverisja lokale, për shkak se sipas tyre, ata nuk janë për hapjen e minierave.


Kryetari i Komunës së Vallandovës deklaroi se javën e ardhshme do të ketë seancë në Këshillin, në të cilën do të marrin pjesë edhe ekspertë nga fusha e ambientit jetësor./Telegrafi/