LAJMI I FUNDIT:

Edhe Unai Emery i thotë “Jo” Newcastle Unitedit

Edhe Unai Emery i thotë “Jo” Newcastle Unitedit

Unai Emery zyrtarisht ka reaguar në lidhje me lajmet që e lidhin atë me një kalim te Newcastle United.

Strategu që drejton Villarealin në La Liga, ka bërë të ditur se është i përkushtuar 100 për qind te skuadra, derisa ka falënderuar klubin anglez për interesimin.


Emery: Nuk i kam thënë ‘jo’ Newcastlet
Lexo po ashtu Emery: Nuk i kam thënë ‘jo’ Newcastlet

“Sado zhurmë të ketë pasur dje në një vend tjetër, brenda klubit ka pasur transparencë dhe besnikëri me familjen Roig dhe me skuadrën time, që është maksimale dhe për mua është gjëja më e rëndësishme”, janë fjalët e para të Emery në postimin e bërë në rrjetet sociale.

“Villarreal CF është shtëpia ime dhe unë jam 100 për qind i përkushtuar. Sinqerisht, jam mirënjohës për interesimin e një klubi të madh, por edhe më shumë mirënjohës që jam këtu dhe kjo është arsyeja pse i komunikova Fernando Roigit vendimin tim për të vazhduar të jem pjesë e këtij projekti për shkak të angazhimit dhe respektit që perceptoj nga klubi dhe nga lojtarët e mi, që është reciproke”.

Ishte vetëm një miqësore, por Unai Emery e Jorge Sampaoli shpërthyen ndaj njëri-tjetrit
Lexo po ashtu Ishte vetëm një miqësore, por Unai Emery e Jorge Sampaoli shpërthyen ndaj njëri-tjetrit

“Dua të falënderoj tifozët për mbështetjen që më kanë treguar gjithmonë. Të dielën kemi një lojë shumë të rëndësishme dhe shpresoj që së bashku të arrijmë fitoren. Shihemi në Estadio de la Cerámica” përfundon letra e lëshuar nga strategu.

Unai Emery raportohet të jetë trajneri i fundit që ka refuzuar The Magpies, pas Antonio Contes, Frank Lampardit e Erik ten Hag, derisa Paulo Fonseca është një opsion më i mundur për ta. /Telegrafi/