LAJMI I FUNDIT:

Edhe të rinjtë mendojnë se Qeveria është më e korruptuara

Edhe të rinjtë mendojnë se Qeveria është më e korruptuara

Papunësia, korrupsioni dhe varfëria vazhdojnë të mbeten problemet kryesore në Kosovë.

Ndërsa, në sistemin e edukimit problemet kryesore janë nepotizmi, aktivitet korruptive dhe neglizhenca.


Kështu u tha në një prezantim të Lëvizjes FOL, e cila ka publikuar hulumtimin e opinionit publik mbi perceptimin, njohuritë dhe përvojat e të rinjve në fushën e korrupsionit në sistemin e edukimit.

Petrit Zogaj nga Lëvizja Fol tha se është hera e parë që një hulumtim të tillë për korrupsionin e bëjnë me këtë target grup.

Ai tha se synim i këtij hulumtimi ka qenë që të dihen njohuritë dhe përvojat që kanë të rinjtë për korrupsionin.

Fitore Metbala ka bërë prezantimin e hulumtimit në të cilën kanë qenë të përfshirë 400 nxënës e studentë të 5 komunave të Kosovës.

Sipas këtij hulumtimi, Qeveria vazhdon të jetë më e korruptuara.

Situata në sistemin e edukimit vazhdon të përballet me probleme si aktivitete korruptive, keqpërdorim i të mirave materiale, neglizhenca e të tjera.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami tha se të rinjtë duhet të jenë të mbrojtur nga korrupsioni, për luftimit e së cilit arma më e mirë mbetet edukimi i mirësjelljes dhe vetëdijesimi i të rinjve se korrupsioni është krim.

Ndërsa, James Hope, drejtor i misionit të USAID – it në Kosovë, tha se korrupsioni duhet luftuar, sidomos në sistemin e arsimit, që është baza e një shoqërie.

Hulumtimi është bërë në komunat: Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë, Podujevë dhe Mitrovicë.

Në trend Lajme

Më shumë
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
Moment i veçantë nga samiti rajonal në Mal të Zi, Rama i mat kohën Vuçiqit gjatë fjalimit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët

Moment i veçantë nga samiti rajonal në Mal të Zi, Rama i mat kohën Vuçiqit gjatë fjalimit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët

Lajme
Osmani: Kosova do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës, është vetëm çështje kohe

Osmani: Kosova do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës, është vetëm çështje kohe

Lajme
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Kalo në kategori