LAJMI I FUNDIT:

Edhe sot anulohet gjykimi ndaj gazetarit Bozhinovski (Foto)

Edhe sot anulohet gjykimi ndaj gazetarit Bozhinovski (Foto)

Sot, për herë të tretë është shtyrë gjykimi për gazetarin nga Kumanova, Zoran Bozhinovski, sepse dëshmitari nuk është ftuar në mënyrë të rregullt. Personat përgjegjës të gjykatës për dorëzimin e ftesave, nuk kanë mundur ta gjejnë në shtëpi dhe t’ia dorëzojnë ftesën dëshmitarit të prokurorisë, biznesmenit Minço Jordanov, njoftoi në profilin e tij në Facebook, kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani.

“Tani gjykata do të kërkojë ndihmë nga policia për të gjetur Jordanov, për t’i paraqitur një ftesë dhe për ta sjellë atë në gjykatë më 22 shkurt. Meqë gjykata nuk mund ta sigurojë dëshmitarin në gjykatore, mbrojtja e Bozhinovskit sot kërkoi nga prokuroria ta tërheq aktakuzën”, shkruan Selmani. /Telegrafi/