LAJMI I FUNDIT:

Edhe sivjet Testimi jashtëm fillon me pengesa

Edhe sivjet Testimi  jashtëm fillon me pengesa

Pyetje përplot me gabime u vërejtën edhe këtë vit, në ditën e parë të testimit ekstrën për shkollat fillore dhe të mesme, thonë nxënësit e shkollave të mesme të anketuar nga Alsat-M. Ata thonë se kishin hasur në pyetje të pakuptimta, me mungesë të përgjigjeve sidomos kur opsionet ishin me vizatime si dhe përgjigje të cilat duhej të ishin në gjuhën shqipe, ndërkohë që ishin në gjuhën maqedonase, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Por drejtori i gjimnazit “Zef Lush Marku”, Faruk Zeqiri tha se Komisioni i testimit ekstrën në ditën e parë të testimit nuk kishte pranuar asnjë ankesë nga nxënësit.


“Gjithçka është në rregull, nuk kemi pas probleme teknike. Testimi filloi në ora 9 e 30, çdo nxënës ka në dispozicion 60 minuta për t’ju përgjigj testit. Deri tash nuk kemi pas ankesë deri te Komisioni i testimit ekstrën por çdo nxënës ka të drejtë ankese pas publikimit të rezultateve”, ka deklaruar Faruk Zeqiri, drejtor i gjimnazit “Zef Lush Marku”.

Edhe nxënësit e shkollave fillore kishin hasur gabime të shumta në lëndët ku sot u testuan.

“Nuk kishte ndonjë problem, nisi në kohë dhe u realizua ashtu siç e kishim planifikuar dhe mbaroj pa ndonjë pengesë ose nuk kishte diçka që meriton të thuhet se kemi pas pengesë”, deklaroi
Talat Sadiku, drejtor i Sh.F. “Liria” në Shkup.

Testimi ekstrën do të zhvillohet deri më 11 qershor. Gjithsejtë do të përfshihen 178.648 nxënës të ciklit fillor dhe atij të mesëm. Nga Qendra shtetërore e provimeve bëjnë të ditur se rezultatet e para do të publikohen më 13 qershor, për klasat e nënta ndërsa për të tjerat më 17 qershor./Telegrafi/