LAJMI I FUNDIT:

Edhe sivjet rrezikohet anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL

Edhe sivjet rrezikohet anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL

Pozita e re kundërthënëse e Kosovës në arenën ndërkombëtare mund të sjell dështimin e sërishëm për anëtarësim në INTERPOL.

Dialogu me Serbinë, pretendimet për korrigjim të kufirit, si dhe taksa e vendosur ndaj mallrave dy shteteve fqinje, sipas partive opozitare dhe njohësve të sigurisë e ka dëmtuar pozitën e Kosovës në qarqet e politikave të jashtme për t’u anëtarësuar në këtë organizatë multilaterale policore.


Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se institucionet e Kosovës po dështojnë të bindin ndërkombëtarët për të treguar që janë partner serioz për t’u anëtarësuar në INTERPOL.

Deputeti i kësaj partie, Arben Gashi, shprehet se rrethanat e reja të krijuara në Kosovë e kanë dëmtuar procesin e lobimit.

Kritika të veçanta, ai ka për skandalet që po ndodhin në Policinë e Kosovës, sipas tij, kjo ka dëmtuar imazhin dhe do të ndikojë direkt në mënyrën se si do të votojnë vendet anëtare të Interpoli-it.

Deputeti Gashi kërkon që të ketë një strategji të mirëfilltë si t’i qaset kësaj çështje, dhe jo të jetë siç konsideron ai të paorganizuar.

“Të garantohet cilat janë shtetet përkrahëse për anëtarësimin tonë në INTERPOL. Cilat janë shtetet njohëse dhe hezituese për përkrahjen e Kosovës në Interpol. Cilat janë shtetet njohëse të Republikës së Kosovës dhe kundërshtuese të anëtarësimit në INTERPOL dhe cilat janë shtetet jo njohëse dhe kundërshtuese të anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL. Mund të ketë dhe shtete jo njohëse, por që janë neutrale për anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Për secilën kategori të shteteve të ketë strategji të veçantë në mënyrën se si do t’i qaset dhe jo në mënyrë ad hoc, siç ka ndodhur herën e kaluar. Të paorganizuar të çorientuar totalisht dhe me i bërë dëme Kosovës në aspektin e subjektivitetit ndërkombëtarë”, thotë Gashi.

Partia tjetër opozitare, Lëvizja Vetëvendosje shprehet skeptike se këtë vit Kosova do të anëtarësohet në INTERPOL.

Deputetja e nga radhët e kësaj partie, Fitore Pacolli, thotë se në krahasim me vitin e kaluar situata e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare është shumë më e keqe, sidomos, siç konsiderojnë, pas iniciativës së presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufirit.

Duke përmendur dështimin e viti të kaluar, ajo thotë se nëse vazhdohet në këtë ritëm duhet se nuk do të ketë sukses.

“Në krahasim me herën e kaluar, tani situata e Kosovës në botë, në marrëdhëniet tona ndërkombëtare me shtetet e jashtë është shumë më e keqe, duke marr parasysh sidomos këtë iniciativën e presidentit Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Vuçiq për shkëmbimin e territoreve. Po ashtu duke marr parasysh thellimin e marrëdhënieve bilaterale me shtetet jashtë. Ne kemi pas përkrahjen e Japonisë, jashtëzakonisht shumë, por që herën e fundit nuk e kemi pasur përkrahjen e tyre… Duhet të shohim, nëse vazhdohet në këtë ritëm duket se nuk do të ketë sukses, sepse ne po e shohim se në marrëdhëniet ndërkombëtare Kosova e ka gjendjen shumë keq tani për tani. Me këtë ministër të Punëve të Jashtme dhe me këtë Qeveri dhe me këtë president ne jemi në një situatë shumë të pafavorshme”, deklaron Pacolli.

Ndërsa, njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi shprehet se fokusi kryesor duhet të jetë tek lobimi tek shtetet e mëdha që e kanë njohur Kosovën, në mënyrë siç thotë, të kenë mundësi të lobojnë tek të tjerët.

Ibishi ka kritika dhe në ndërrimin e shpeshtë ministrave të punëve të Brendshëm, duke e cilësuar se kjo e rrezikon anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

“ Vitin e kaluar kemi dështuar për shkak të mungesës së lobit, po shpresoj se këtë vit do të lobojmë më ndryshe dhe të jetë më prezent në ato shtete që realisht kemi raporte më të mira… Nuk hyjmë bash në këtë raund të zgjedhjeve për INTERPOL me një përparësi, për shkak të asaj që e thash më herët. Pra me krejt ata çka realisht, kundërshtimet apo ngecjet në dialog, por dhe qasjeve tjera të brendshme që nuk na shkojnë bashkrëndueshëm. Por, pa marrë parasysh ne duhet të jemi aty. Duhet të lobojmë të jemi shumë më afër dhe mos të dështojë sikur herën e kaluar… Kjo është e paparë, brenda një legjislature ende në gjysmë të legjislature të ndërrohet tre ministra të brendshëm. E ka humbur krejt ndërlidhjen me ata çka punohet në aspektin e politikave të sigurisë”, thotë njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi.

Zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme kanë qenë të paqasshëm për KosovaPress, pavarësisht insistimit për t’u deklaruar për këtë çështje.

Ndryshe, vitin e kaluar Kosova ka dështuar për t’u anëtarësuar në INTERPOL, ndërsa javë më parë zyrtarë të Qeverisë kanë konfirmuar se dhe këtë vit do të aplikojnë me shpresë se këtë vit do të jenë anëtari më i ri kësaj organizate ndërkombëtare policore./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori