Edhe sfungjeri për larjen e enëve duhet të dezinfektohet: Shpëlarja me ujë të nxehtë dhe detergjent – nuk mjafton
Nëse besoni se sfungjeri juaj ka mbetur i pastër pasi keni larë enët – gaboheni shumë
Philip Tierno, një mikrobiolog dhe patolog nga Nju-Jorku, paralajmëron se sfungjerët e enëve janë vërtet shumë të ndyrë, sepse ata përmbajnë grimca të vogla perimesh, mishi dhe ushqimesh të tjera që mund të gjenden në një pjatë, në tenxhere, gota…
Kjo çon në shumëzimin e baktereve në sfungjer, sepse mjedisi është perfekt për to – ato kanë ushqim të mjaftueshëm dhe janë në një ambient ngrohtë dhe të lagësht, ashtu si u pëlqen atyre, transmeton Telegrafi.
Mikrobiologu thotë se shpëlarja e sfungjerit me ujë të nxehtë dhe detergjent larës enësh nuk mjafton – ekziston një mënyrë më e mirë.
Për këtë ju duhen zbardhues dhe ujë, në një raport prej 1: 9.
Zhytni sfungjerin në këtë tretësirë dhe hiqeni pas dhjetë deri në 30 sekonda (mos harroni të vendosni doreza) dhe shpëlajeni nën vrushkull uji.
Dezinfektojeni në këtë mënyrë veçanërisht nëse keni pastruar sipërfaqe ku ka pasur mish të papërpunuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251