Në 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, një urim nuk ka munguar as nga reperi shqiptar me famë ndërkombëtare, G4shi.

Ashtu si Rita Ora, Dua Lipa e shumë yje të tjera edhe Labinot Gashi kontribuoi në njohjen e Kosovës jashtë trojeve shqiptare, duke qenë kështu gjithnjë krenar për vendin dhe historinë e tij.


Ai së fundmi shfrytëzoi rrjetet sociale për t'i uruar kosovarët me një fotografi nga koncerti ku shfaqet i veshur me një bluzë me shqiponjën dykrenare.

“Çdo ditë është dita e Kosovës në botën e Gashit”, ka shkruar reperi në imazhin e ndarë në llogarinë e tij zyrtare, Instagram, gjersa pranoi urime të shumta edhe nga ndjekësit.

Reperi shqiptar e ka potencuar në shumë prej intervistave të tij se vjen nga Kosova, dhe se është shumë krenar për origjinën e tij.

gashi e1581971213848 Gashi në festivalin "Sunny Hill" (Foto: Telegrafi)

I njëjti edhe këtë vit ishte pjesë e festivalit "Sunny Hill", të organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjini. /Telegrafi/