LAJMI I FUNDIT:

Edhe Ramush Haradinaj i uron Albin Kurtit shërim të shpejtë

Edhe Ramush Haradinaj i uron Albin Kurtit shërim të shpejtë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka uruar shërim të shpejtë kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas infektimit me COVID-19.

Haradinaj ka publikuar një fotografi me Kurti, ku sipër saj i ka dëshiruar shërim të shpejtë, transmeton Telegrafi.


“Z.Albin Kurti dhe të gjithë qytetarëve të prekur nga Covid-19, iu dëshiroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Haradinaj sipër fotografisë së publikuar në Facebook.

Kreut të LVV-së, i kanë uruar shërim të shpejtë edhe kryeministri Avdullah Hoti dhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës. Ndërkaq, Kurti sot bëri të ditur se është në vetë-izolim pasi që është infektuar me COVID-19.

“Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës. Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim”, kishte njoftuar Kurti.

Ndryshe, në Kosovë është rritur numri i rasteve me COVID-19, në 24-orët e fundit janë konfirmuar 197 raste të reja, kurse numri i viktimave ka arritur në 669./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori