Edhe pse jo fizikisht, Rita Ora ishte "pjesë" e festivalit 'Sunny Hill 2025': Kënga e saj hit u lëshua nga Fatboy Slim në skenë

Edhe pse fizikisht nuk ishte në Prishtinë, Rita Ora në njëfarë mënyre “u bë prezente” mbrëmë në natën e parë të festivalit "Sunny Hill", falë një momenti të veçantë në performancën e DJ legjendar Fatboy Slim në skenën C4.
Teksa atmosfera në C4 po arrinte kulmin, Fatboy Slim vendosi të lëshojë hitin e tij në bashkëpunim me Rita Orën, “Praising You”. Në atë çast, në ekranin gjigant të vendosur pas DJ-it nisën të shfaqen pamje të Rita Orës, duke sjellë një ndjesi simbolike prezence të saj në festival.
E menjëhershme ishte edhe reagimi i artistes shqiptare me famë botërore: Rita Ora ndau në InstaStory një video nga ky moment, duke treguar edhe një herë lidhjen e saj të fortë me Kosovën dhe përkrahjen për këtë festival.
Interesante është se ky moment nuk ishte i planifikuar. Gjatë intervistës së shkurtër për Telegrafin të realizuar në Prishtinë, Fatboy Slim tregoi se “Praising You” nuk ishte në listën e këngëve që do të performonte, por se një pyetje e gazetarit ia ndryshoi mendjen.
“Pasi më pyete për të, mendova... pse jo?”, u shpreh ai.
@telegrafi DJ me famë botërore Fatboy Slim vjen në Prishtinë💥 #Telegrafi #SunnyHill #FatboySlim ##SunnyHillFestival #Prishtina
Si rezultat, “Praising You” u kthye në njërën nga këngët më të dashura dhe më të kërkuara të mbrëmjes, duke bërë që audienca të shpërthejë në duartrokitje dhe kërcim.
Ky moment dëshmon edhe një herë ndikimin e muzikës dhe fuqinë që ka ajo për të lidhur artistë dhe publikun, edhe në mungesë fizike. /Telegrafi/


























































