LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse ai i vendosuri në tavolinë “inspektohet” nga agjenti i tij, Kim Jong-un zgjedh stilolapsin e tij për të nënshkruar marrëveshjen (Video)

Edhe pse ai i vendosuri në tavolinë “inspektohet” nga agjenti i tij, Kim Jong-un zgjedh stilolapsin e tij për të nënshkruar marrëveshjen (Video)

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka zgjedhur stilolapsin e tij për të nënshkruar një marrëveshje dypalëshe në samitin e rëndësishëm të Singaporit me presidentin amerikan Donald Trump.

Pas një takimi “sy më sy” në ishullin Sentosa të Singaporit, Kim Jong-un dhe Donald Trump kanë nënshkruar një dokument “historik” që do të çonte në “ndryshime të mëdha” në marrëdhëniet dypalëshe.

Por gjatë nënshkrimit të dokumentit, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, për dallim nga Trump, por udhëheqësi i Koresë së Veriut kishte vendosur që të nënshkruante me stilolapsin e tij dhe jo me atë që ishte vendosur në tryezë nga protokolli.

Pasi sheh veturën presidenciale të Trumpit, Kim Jong-un largohet me Mercedesin e tij – i cili gjithashtu ka gjëra shumë të veçanta (Foto/Video)
Lexo po ashtu Pasi sheh veturën presidenciale të Trumpit, Kim Jong-un largohet me Mercedesin e tij – i cili gjithashtu ka gjëra shumë të veçanta (Foto/Video)

Tavolina në të cilën të dy liderët ishin ulur gjatë nënshkrimit të marrëveshjes fillimisht ishte pajisur dy stilolapsë të zinj, të gdhendura në ar.

Siç raportojnë mediat, disa gazetarë kanë vërejtur se mbishkrimi duket të jetë nënshkrimi i Trump.

Dhe në momentin që ata shihen duke u ardhur në dhomën e takimit, përkatësisht pasi ulën në tryezë, Kim Yo-jong, motra e liderit koreanoverior, nxjerrë një stilolaps dhe i vendosë përpara shefit të saj.

Donald Trump dhe Kim Jong-un shtrëngojnë duart, këto janë fjalët e para të tyre (Foto/Video)
Lexo po ashtu Donald Trump dhe Kim Jong-un shtrëngojnë duart, këto janë fjalët e para të tyre (Foto/Video)

Por çfarë bie në sy gjithashtu, është edhe momenti përpara se Trump dhe Kim Jong-un të hynin në sallën e takimit, një ndihmës koreanoverior u pa duke përdorur doreza të bardha për të “inspektuar” një nga lapsat që do të përdoreshin gjatë ceremonisë së nënshkrimit.

Kim Jong-un më pas e përdori atë stilolaps duke nënshkruar marrëveshjen dypalëshe, e cila bën thirrje për “ndërtimin e një regjimi të qëndrueshëm dhe të fuqishëm të paqes në Gadishullin Korean”.

Dokumenti i rëndësishëm gjithashtu u zotua të përmirësojë lidhjet e ndërsjella, duke hapur rrugë edhe për denuklearizimin e Gadishullit Korean. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Kalo në kategori