LAJMI I FUNDIT:

Edhe pas tetë orësh bisedimet në Ohër po vazhdojnë, Ischinger: Palët të bëjnë hapin e mirëbesimit tani

Edhe pas tetë orësh bisedimet në Ohër po vazhdojnë, Ischinger: Palët të bëjnë hapin e mirëbesimit tani

Bisedimet mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po vazhdojnë edhe pas më shumë se tetë orësh në Ohër. E ish-emisari gjerman në bisedimet Kosovë-Serbi, Wolfgang Ischinger, ka thënë se shpreson që të dy liderët ta ndjekin këshillën e tij dhe “të bëjnë hapin e mirëbesimit pikërisht tani, sot”.

Këtë deklarim ai e ka bërë në Twitter, teksa ka shpërndarë një postim të ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Petrit Selimi, i cili ka shkruar se si as pas tetë orësh nuk ka ndonjë lajm se çka po ndodh me negociatat në Ohër.


Vazhdojnë bisedimet, Kurti dhe Vuçiq i rikthehen takimit në Ohër
Lexo po ashtu Vazhdojnë bisedimet, Kurti dhe Vuçiq i rikthehen takimit në Ohër

“Asnjë lajm pas më shumë se tetë orësh diskutimesh në Ohër mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, dhe emisari Miroslav Lajcak. Emisari amerikan Escobar është aty, gjithashtu”, ka shkruar Selimi në Twitter.

Ischinger e ka shpërndarë këtë postim, duke rikthyer vëmendjen te një shkrim që ai e ka botuar të premten në Politico.

“Shpresoj që apeli im në Politico nuk u botua më kot: të dyja palët duhet të bëjnë hapin e mirëbesimit pikërisht tani, sot”, ka shkruar ai.

Në shkrimin e tij në Politico, Ischinger i ka kërkuar Kurtit dhe Vuçiqit që ta shfrytëzojnë këtë rast dhe të arrijnë një marrëveshje tani.

Ndryshe, pas një pauze mbi një orëshe, kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq kanë rinisur bisedimet, nën ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë.

Bartësit e dialogut po diskutojnë në Ohër të Maqedonisë së Veriut për planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

BE-ja më herët tha se Kurtit dhe Vuçiqit do t’iu prezantojnë një “plan të konsoliduar” të zbatimit të këtij propozimi, që synon t’i çojë palët drejt një marrëveshjeje përfundimtare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori