LAJMI I FUNDIT:

Edhe pak ditë kanë mbetur për grante për gratë në energji

Edhe pak ditë kanë mbetur për grante për gratë në energji

Javën që shkoi Fondacioni i Mijëvjeçarit të Kosovës (MFK) lansoi komponentën e parë të programit Gratë Ndërmarrëse në Energji (WEE). Komponenta e Mençur është një nga tri komponentat e këtij programi dhe ka për qëllim ndihmën për gratë ndërmarrëse në Kosovë. Programi WEE i MFK-së foton grante dhe trajnime biznesi nga ekspertë kosovarë dhe amerikanë për gratë ndërmarrëse që dëshirojnë të rrisin biznesin e tyre duke investuar në pajisje moderne dhe t’i bëjnë bizneset e tyre më efikase në energji.

Aplikimet për grantet e Komponentës së Mençur, janë të hapura deri më 27 tetor 2020. 


Në këtë fazë, të drejtë aplikimi kanë Gratë ndërmarrëse të Kosovës që zotërojnë të paktën 51% të biznesit të tyre, kanë më shumë se 5 të punësuar dhe të cilat kanë qenë në biznes për të paktën dy vjet. Grantet për këtë komponentë variojnë nga $10,000 në $ 135,000.

Nëse jeni një grua ndërmarrëse dhe një pronare biznesi, inkurajoheni të aplikoni për këto grante ose të informoheni rreth granteve tjera të programit WEE, që ofrohen permes Komponentës se Avancuar dhe asaj të Thjeshtë. Të dy këto komponenta lansohen së shpejti, ndërkohë ju mund të informoheni më shumë në lidhje me aplikimin për ndonjë nga këto komponenta duke vizituar Gratë Ndërmarrëse në Energji.

Fuqizimi i gjeneratës së re të grave udhëheqëse të Kosovës në fushën e energjisë dhe më gjerë ka qenë në thelbin e misionit dhe vizionit të MFK-së. Me mbështetjen e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), MFK ka siguruar bursa të plota për gratë kosovare për të studiuar në fushat e energjisë, si dhe punë praktike për të siguruar në punë dhe trajnime të tjera përkatëse që synojnë të avancojnë pozicionin e grave në tregun e punës me fokus sektorin e energjisë. WEE është programi më i ri i themeluar nga MFK që cili ka për qëllim fuqizimin e grave ndërmarrëse të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Kalo në kategori