LAJMI I FUNDIT:

Edhe një veturë tjetër e konfiskuar nga policia – shoferi kishte masë ndalimi për vozitje për disa muaj

Edhe një veturë tjetër e konfiskuar nga policia – shoferi kishte masë ndalimi për vozitje për disa muaj

Policia e Kosovës ka konfiskuar përkohësisht një veturë në Mitrovicë dhe shoferit i është marrë për gjashtë muaj patentë shoferi.

Rasti ka ndodhur në Mitrovicë, transmeton Telegrafi.


“Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur (shoferin) i cili bënë tejkalim i shpejtësisë në zonën 60/kmh, drejton automjetin me shpejtësi prej 122/ kmh, i njëjti drejtonte automjetin nën masën mbrojtëse të ndalimit të shqiptuar ditë parë”, ka njoftuar policia,

Gjithashtu, policia bën të ditur se ndaj kundërvajtësit, është shqiptuar gjobë prej pesëqind euro, pesë pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patentë shoferit për gjashtë muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti po ashtu me masë aktive për gjashtë muaj./Telegrafi/