LAJMI I FUNDIT:

Edhe një mundësi zhvillimi për bizneset e Kosovës

Edhe një mundësi zhvillimi për bizneset e Kosovës

Rritja e mundësive të zhvillimit të bizneseve anëtare të Odës së Afarizmit të Kosovës ishte arsyeja e takimit me përfaqësueset e South Central Ventures,  Tatjana Zabasu dhe Ivana Stankovic.

“Anëtarët e bordit të OAK-së prezantuan arsyet e themelimit të odës si dhe punët e vazhdueshme për krijimin e një klime më të mirë të bërit biznes. Duke theksuar që Kosova ka nevojë për investitorë që ndihmojnë në zhvillimin e bizneseve aktuale si dhe rritjen e punësimit.


Takimi me South Central Ventures është fokusuar për informim dhe ndihmë të bizneseve anëtare. Përfaqësueset e South Central Ventures prezentuan fondin që funksionon që nga viti 2015 dhe ka në dispozicion rreth 40 milion euro për investime. Fokus kanë investimin në bizneset e sektorit të teknologjisë që kanë ideja inovative dhe potencial të depërtojnë jashtë vendit. Përveç këtyre investojnë edhe në rritjen e punësimit si dhe zhvillimin e bizneseve përmes teknologjive përkatëse”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu, përfaqësueset e ENIF Funds përgëzuan odën për misionin që ka dhe iniciativa për gjetjen e mundësive të reja për zhvillimin e bizneseve. OAK do ti informojë bizneset anëtare për këto mundësi të reja. Oda e Afarizmit të Kosovës u përfaqësua nga kryetari i bordit Skënder Krasniqi, Nënkryetari i bordit Arsim Selmonmusaj, Sekretari i bordit Diamant Elshani, anëtari i bordit Hasan Gigollaj, koordinatorja Qëndresa Ibrahimi, zyrtaret Mirjeta Shala, Rreze Cana dhe Vanesa Gashi./Telegrafi/