LAJMI I FUNDIT:

Edhe në Kosovë shënohet përvjetori i 204-të i Karabinierëve Italianë

Edhe në Kosovë shënohet përvjetori i 204-të i Karabinierëve Italianë

Trupat e Karabinierëve Italianë kanë shënuar sot përvjetorin e 204-të të themelimit. Ky përvjetor u shënua edhe në Kosovë.

Me këtë rast në një ceremoni të mbajtur në bazën e komandës së KFOR-it Italian në Prishtinë, kanë folur koloneli i Karabinierëve në Kosovë, komandanti i KFOR-it, si dhe ambasadori italian.


Koloneli i Karabinierëve, Marko Di Stefano, ka thënë se karabinierët kudo në Itali dhe jashtë saj shërbejnë për drejtësi dhe siguri, e njashtu edhe në Kosovë.

“Trupat e Karabinierëve kanë eksperienca për secilin lloj të ngjarjeve në Itali duke kontribuar në zhvillimin shoqëror dhe moral të shtetit dhe duke shpenzuar të gjitha përpjekjet e saj për të arritur idealin e drejtësisë dhe demokracisë, brenda kufijve dhe institucioneve dhe po ashtu jashtë kufijve nacionalë. Siç mund të shihet edhe nga flamujt që valojnë në këtë shesh që është dedikuar për viktimat e sulmeve të tmerrshme në Siri, për të shprehur mirënjohjet tona për të gjithë karabinierët e rënë dhe familjaret e tyre me të cilët ndihemi të lidhur me solidaritet”, ka thënë Di Stefano.

Sipas tij,  “shumë karabinierë kanë dhënë jetën e tyre për lirinë, dhe jo  liri për dikën apo diçka, por lirinë për të bërë diçka të mirë për të tjerët  dhe për gjeneratat e reja”.

Dhe për këtë arsye sipas tij karabinierët janë edhe në Kosovë tash e 19 vjet duke kontribuar në ndërtimin social të saj dhe duke  bashkëpunuar me institucione dhe qytetarët duke shënuar se tani më shumë se kurrë duhet të shikohet nga  e ardhmja me shpresë.

Komandanti i KFOR-it, gjenerali i divizionit të ushtrisë italiane Salvatore Cuoci, tjetër foli për lavdinë e karabinierëve dhe rolin e tyre kudo.

Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori