Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin, ka rezultuar pozitiv me coronavirus, njoftojnë autoritetet vendore.

Sipas ‘Aljazeera Balkans’, përcjell Telegrafi, Vulin u testua pas një rasti kontakt me sekretarin shtetëror të Ministrisë së Mbrojtjes, i cili ishte shtruar në spital pasi kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

Bëhet e ditur se gjendja e Vulin është stabile, dhe nuk ka simptoma të infeksioneve – ai aktualisht u vendos në vetizolim.

Marko Gjuriq infektohet me coronavirus Marko Gjuriq infektohet me coronavirus

Ndërkohë sipas njoftimit, i njëjti, vazhdon të kryejë detyrat e tij, duke iu përmbajtur të gjitha masave të përcaktuara gjatë izolimit. /Telegrafi/