LAJMI I FUNDIT:

Edhe Mazda miraton standardin e Tesla-s për mbushjen e veturave elektrike

Edhe Mazda miraton standardin e Tesla-s për mbushjen e veturave elektrike

Mazda është prodhuesi më i fundit i automjeteve që do të miratojë standardin e Tesla-s, NACS për mbushjen e veturave elektrike.

Standardi NACS u jep qasje veturave në sistemin e karikuesve të Teslas, transmeton Telegrafi.


Pothuajse të gjithë prodhuesit e automjeteve që shesin vetura elektrike në Amerikën e Veriut kanë njoftuar se do të integrojnë lidhësin NACS të Tesla-s për t’i mbushur makinat tek rrjeti Supercharger.

Në të ardhmen njëjtë do të veprojë edhe prodhuesi Mazda ku do ta integrojë këtë sistem në ato pak vetura të saj elektrike.

Prodhuesi japonez i automjeteve ka njoftuar zyrtarisht se ka arritur një marrëveshje me Tesla-n. /Telegrafi/