LAJMI I FUNDIT:

Edhe Mango ka modeluar bikine – i kemi ndarë vetëm ato më të bukurat (Foto)

Edhe Mango ka modeluar bikine – i kemi ndarë vetëm ato më të bukurat (Foto)

Mund të jeni të sigurt që vera është afër kur janë të gatshme të gjitha brendet për sezonin e ngrohtë.

Për bikine të cilat na janë më të qasshmet, modelet e të cilave i kemi ndarë kohë më parë, është bashkuar edhe Mango duke prezantuar linjën e vet ‘beachwear’ e cila përbëhet nga afro njëzet pjesë të cilat secila femër lehtë mund t’i bashkojë në kombinimin i cili i përshtatet.


Në ofertë online ende nuk janë të gjitha modelet, mirëpo mund të parazgjidhni pjesën e dëshiruar në mënyrë që të jeni të informuara kur të vijnë në dyqane, transmeton Telegrafi.

Koleksioni i sivjetmë sjell bashkimin e pjesëve trendi dhe klasike, nga të cilat janë disa bikine njëpjesëshe, ngjyrë të pashmangshme të zezë, me bel të lartë, modele bralette, këtë sezon me pikat më të dëshiruara dhe tanimë klasike – me skaje të valëzuara në sytjena dhe brekë.

Njëri ndër trendët më të rinj të cilët i kemi vërejtur janë bikinet brinjore, ndërsa mëndafshi është përdorur edhe në këtë koleksion veror në formë të bikineve ngjyrë të zezë të pashmangshme.

Në vijim shikoni të gjitha bikinet të cilat për këtë sezon i propozon Mango, ndërkaq në vazhdim zgjedhja jonë e më të bukurave.

/Telegrafi/