Edhe kreu i OKB-së, Antonio Guterres në mesin e të ftuarve në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ‘Maqedonia Veriore’ në Prespë
Antonio Guterres, Matthew Nimetz, Johannes Hahn, Federica Mogherini, janë mysafirët nga bashkësia ndërkombëtare të ftuar në nënshkrimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, që sipas agjendës së dakorduar duhet të realizohet të shtunën në Prespër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas gazetës “Efimerida”, në këtë ngjarje ftesa janë dërguar deri te sekreatari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ndërmjetësi Matthew Nimetz dhe përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe komisari evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn.
Është paraparë që marrëveshjen ta nënshkruajnë krerët e diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, ndërsa në Prespë do të jenë të pranishëm edhe kryeministrat Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras.
Në varësi të asaj se si do të kalojë takimi i kryeministrit Tsipras me liderët e partive politike në Greqi dhe fjalimi i tij në Parlament, ka mundësi që nënshkrimi të shtyhet për më 17 qershor, ditën e diel./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251