Kolumnisti i famshëm birtanik, Ryan-Mark Parsons, ka kritikuar ashpër këngëtaren Rita Ora për organizimin e një feste ditëlindjeje në periudhën e izolimit – duke e quajtur sjelljen e saj “të mjerë.
Këngëtarja e hitit “Let You Love Me”, Rita Ora mbushi 30 vjeç më 26 nëntor dhe ndërsa fillimisht kishte festuar momentin kryesor në shtëpi, ajo më vonë organizoi një mbrëmje darke për të dhe miqtë e saj në një restorant në lagjen ‘Notting Hill’ gjatë fundjavës, shkruan Metro UK.
Rita u pa duke arritur në restorantin e Londrës Perëndimore, së bashku me miqtë e saj, me policinë që u pa pak më vonë duke vizituar restorantin. Për katër javët e fundit, Anglia ka qenë në një bllokim kombëtar, ku pub-et dhe restorantet ishin ndër vendet e mikpritjes që u detyruan të mbylleshin dhe grumbullimi i familjeve brenda dhe jashtë ishte i ndaluar.
Rita që atëherë ka kërkuar falje për thyerjen e rregullave dhe thuhet se ka paguar një gjobë prej 10,000 funtesh. Duke thënë fjalën e tij për thyerjen e rregullave, kolumnisti Ryan-Mark kritikoi veprimet e Ritës dhe pretendon se ai ‘nuk mund të interesohej më pak’ se ylli tani ka bërë një kërkim-falje.
View this post on Instagram
Duke shkruar për Daily Star, ai tha: “Problemi është, nëse të gjithë do të kishim festa si Rita, vdekshmëria do të ishte edhe më e lartë sesa aktualisht. Kështu që, kur ajo lëshoi një “kërkimfalje”, unë nuk mund të kujdesesha më pak dhe as ju nuk duhej. Asaj nuk i interesonte nëse marrëzitë e saj të pamatura do të përkeqësonin përhapjen e virusit, nëse dikush që mori pjesë në atë ngjarje do të kishte virusin dhe për këtë arsye do të vendoste një nga të afërmit tuaj në spital me këtë sjellje të mjerë që meriton çdo reagim të ashpër që ka marrë deri më tani”.
Së pari u raportua se Rita kishte ftuar 30 të ftuar në ditëlindjen e saj, por Metro.co.uk zbuloi që grupi ishte shumë më i vogël. Akoma, Ryan-Mark kritikoi miqtë e Ritës që ishin ‘po aq neglizhent’ për shkeljen e rregullave të qeverisë.
“Nuk ka asnjë dyshim në mendjen time, Rita kërkoi falje sepse u kap. Sikur ajo të kishte ikur me të, unë nuk do të shkruaja fare për të. Çfarë ka për të thënë, sinqerisht? Asgjë interesante nuk mund të mendoj”, shkroi ai.

Meqenëse u shfaq lajmi për festën e saj, Rita është kritikuar nga Piers Morgan dhe muzika e saj u ndalua madje nga një prezantues radiofonik kur Ben Clark, i cili punon në stacionin lokal ‘Radio Exe’ në Exeter, zgjodhi ta fuste artisten shqiptare në listën e zezë.
Rita duhej të shfaqej në spektaklin e Jonathan Ross këtë fundjavë, por tani është tërhequr dhe e ka shtyrë paraqitjen e saj për një datë të mëvonshme.
Duke iu referuar festës së ditëlindjes, Rita e turpëruar i quajti veprimet e saj ‘të pafalshme’ ndërsa lëshoi një deklaratë në rrjetet sociale pas reagimeve. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Moment tejet prekës gjatë sfidës së mosreagimeve: Gerta shikon djemtë e saj duke luajtur në oborr

Tension mes Laertit dhe Valbonës: Aktori kap banoren për të puthur, ajo habit me reagimin

Me maskë fytyre, e syze dielli në kokë - Rita Ora maskohet rrugëve të Sydneyt që të mos vihet re nga askush

Xheneta Fetahu reagon pas hyrjes në BBVA: Nuk u futa as se më ka marrë malli, as për ribashkim

George dhe Amal Clooney kërkojnë deri në 230 mijë euro nga të ftuarit, për një mbledhje fondesh luksoze në Liqenin Como

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës