LAJMI I FUNDIT:

Edhe katër anije me drithëra dhe vaj luledielli nisen nga portet ukrainase drejt Detit të Zi

Edhe katër anije me drithëra dhe vaj luledielli nisen nga portet ukrainase drejt Detit të Zi

Edhe katër anije që transportojnë drithëra dhe vaj luledielli, janë nisur nga portet ukrainase në drejtim të korridoreve të sigurta detare.

Miliona tonelata drithëra kanë mbetur në Ukrainë nga fillimi i luftës, gjë që solli mungesën e tyre dhe ngritjen e çmimit të bukës në vende tjera të botës, transmeton Telegrafi.

Por, javën e kaluar anija e parë me drithërat ukrainase u nis drejt Turqisë në kuadër të marrëveshjes së arritur mes Rusisë, Ukrainës dhe Kombeve të Bashkuara.

Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë, gratë dhe fëmijët ukrainas po trafikohen si skllevër seksi në Emiratet e Bashkuara Arabe
Lexo po ashtu Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë, gratë dhe fëmijët ukrainas po trafikohen si skllevër seksi në Emiratet e Bashkuara Arabe

Dërgesa e re me katër anije është nisur sot nga porti i Odesas dhe Chernomorsk, duke kaluar përmes Bosforit deri në Turqi, ku do të kontrollohen mallrat në kuadër të marrëveshjes.

Pas inspektimit, dy prej tyre do të qëndrojnë në Turqi, derisa tjerat do të lëvizin drejt Italisë dhe Kinës. E një anije tjetër e zbrazët ka marrë leje për lundrim në Ukrainë me qëllim që të mbushet me drithëra.

Sipas marrëveshjes që e ndërmjetësoi, Turqia dhe Kombet e Bashkuara gjatë muajit të kaluar, Rusia është pajtuar që të mos i sulmoj anijet që janë tranzit – derisa Ukraina është zotuar se anijet do të lundrojmë përmes ujërave të minuara.

Momenti kur sistemi raketor rus Uragan hidhet në erë nga ushtria ukrainase – publikohen pamjet nga ajri
Lexo po ashtu Momenti kur sistemi raketor rus Uragan hidhet në erë nga ushtria ukrainase – publikohen pamjet nga ajri

Kjo marrëveshje zgjat 120 ditë dhe mund të ripërtërihet nëse të dy palët pajtohen për një gjë të tillë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Kalo në kategori