Edhe HTC me Windows Phone 7 Mango?

Mirëpo, me sa duket kjo gjë nuk i mjafton kompanisë tajvaneze, e cila po planifikon që vitin e ardhshëm të lansojë edhe modele tjera të cilët do të bazohen në sistemin e ri operativ të Windows Phone 7, platformën e re mobile - Mango.
Drejtori ekzekutiv i kompanisë HTC, Peter Chou i ka thënë agjencisë Reuters se ky prodhues është duke punuar që të lansojë modele të reja të telefonave, të cilët do të bazohen në platformën e re mobile të Microsoft, Mango.
Mirëpo, edhe përkundër këtij konfirmimi, Chou nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me specifikat e mundshme që do t’i kenë këto modele të reja të telefonave të HTC’së. / Telegrafi /
Nga
Telegrafi
25/05/2011
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































